LAJMI I FUNDIT:

Edhe Greqia po dëbon diplomatët rusë, i shpall persona non-grata 12 zyrtarë

Edhe Greqia po dëbon diplomatët rusë, i shpall persona non-grata 12 zyrtarë

Autoritetet greke kanë shpallur persona non-grata 12 anëtarë të misioneve diplomatike dhe konsullore të Federatës Ruse të akredituar në Athinë.

Sipas Ministrisë së Punëve të Jashtme, për këtë vendim është njoftuar ambasadori rus në Greqi.


Këta diplomatë dyshohet se janë pjesëtarë të shërbimeve të inteligjencës ruse.

Vazhdon dëbimi i diplomatëve rusë nga vendet perëndimore – Italia, Danimarka dhe Suedia sot kanë larguar gjithsej 48 zyrtarë
Lexo po ashtu Vazhdon dëbimi i diplomatëve rusë nga vendet perëndimore – Italia, Danimarka dhe Suedia sot kanë larguar gjithsej 48 zyrtarë

Portugalia, Italia, Suedia, Spanja, Estonia, Danimarka dhe Letonia njoftuan të gjithë të martën se do të dëbonin diplomatët dhe anëtarët e stafit rusë nga territoret e tyre përkatëse.

Po ashtu, një numër i qeverive të tjera perëndimore kanë ndërmarrë hapa të ngjashëm pas agresionit ushtarak rus në Ukrainë. /Telegrafi/