Edhe grekët e lashtë pretendonin se me këtë pije mund të jetonin deri në njëqind vjet
Është plot vitamina dhe i mirë për shëndetin tuaj
Dhia është kafsha e parë të cilën njerëzit kaherë e kanë zbutur për shkak të qumështit dhe mishit.
Thonë që shëndeti vjen nga goja. Paraardhësit tanë dinin për këtë eliksir të shëndetit disa mijëvjeçarë më parë.
Njerëzit gjithmonë kanë përdorur qumësht dhie si ushqim por edhe si ilaç. Studimet bashkëkohore kanë konstatuar që kjo pije ndihmon në parandalimin dhe shërimin e shumë sëmundjeve.
Dhia është kafsha e parë të cilën dikur njerëzit e kanë zbutur për shkak të qumështit dhe mishit. Mu nga qumështi i dhisë paraardhësit tanë të hershëm kanë filluar të bënin djathin e parë, transmeton Telegrafi.
Që atëherë, dhia ka shpëtuar jetën e shumë njerëzve – madje edhe perëndive. Sipas legjendës, foshnja Zeus u ushqye nga dhia Amaltheus kur u fsheh në një shpellë nga babai i tij i tmerrshëm Kronus. Briri i Amaltheas, nga i cili rrodhi nektari dhe ambrosia, mori emrin “briri i bollëkut” dhe u bë simbol i prosperitetit.
Edhe pse qumështi i dhisë nuk është ambrozi hyjnore, ai gjithashtu ka qenë gjithmonë një simbol i një jete më të mirë pasi ka kontribuar në shëndetin dhe jetëgjatësinë. Shkencëtari persian Avicena e konsideroi këtë pije mënyrën më të mirë për të parandaluar demencën. Hipokrati rekomandoi që të gjithë të pinin qumësht dhie në mënyrë që të jetonin njëqind vjet.
Kleopatra shtoi qumësht dhie në banjat e saj për të ruajtur bukurinë e saj. Në mesjetë, marinarët shpesh sillnin dhi në anije për të pirë qumësht të freskët gjatë udhëtimeve të gjata.
Qumështi i dhisë përmban vitamina A, B, C, E, D, shumë aminoacide, selen, zink, kalium që normalizon punën e sistemit kardiovaskular, kalcium që forcon kockat, fosfor që është shumë i rëndësishëm për funksionin e trurit dhe hekur që parandalon aneminë.
Përveç kësaj, sipas shkencëtarëve, qumështi i dhisë është një antidepresant i fuqishëm. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Gjithçka çfarë ndodhi në meçin e shekullit mes Oleksandr Usyk dhe Tyson Fuyt, ku ukrainasi u shpall kampion i padiskutueshëm
Gjithçka gati - Fury dhe Usyk futen në ring
Oleksandr Usyk shpallet kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks
"Unë nuk do të ulem këtu të qaj dhe të kërkoj justifikime" - Tyson Fury flet pas humbjes
Arratisja e Enver Sekiraqes, flet avokatja e tij
Arratiset Enver Sekiraqa, policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare