LAJMI I FUNDIT:

Edhe Fivestar-i bëhet me konkurrent

Edhe Fivestar-i bëhet me konkurrent

Nisi me 5, si 5 yjet e njohura që dëshmojnë cilësinë gjithandej botës. Bëhet fjalë për qendrat e fitnesit “Fivestar” e cila kanë rezultuar të jenë ndër më të kërkuarat në vend.

Por, duket se konkurrenca e denjë po troket në dyert e “Fivestar”. Sipas njoftimeve një qendër fitnesi e fuqishme do të ‘dislokohet’ në Kosovë, e që për nga shërbimet e ofruara pritet të jetë një “klasë” në vete.

“Fitnox” është emri i qendrës me të re e fitnesit që mund të shkaktojë dridhje sa i përket fushës së të “bërit ushtrime” në Kosovë.

b8b623088652efa95b46b393556bec81

Me shërbime që do të jenë “loë cost”, pra me çmime të ulëta dhe të pranueshme për të gjitha shtresat e shoqërisë, “Fitnox” pritet të ketë hapësirë gjigante prej më shumë se 750 metrash katrorë dhe pajisje të fjalës së fundit.

Bëhet fjalë për pajisjet e prodhuesit “Precor”, që aktualisht në Kosovë i ka në përdorim vetëm “Fivestar”. Përveç tjerash, ky fitnes do ta ketë një koncept modern të qasjes në palestër. Koncepti i qasjes do të jetë online si dhe kontrollimi i dyerve të gardërobës online, po ashtu edhe kontrolli i ujit në kabinën e dusheve.

csm__MG_2421_7488158c3c

“Fitnox” shkon edhe një hap me tej, duke sjellë pajisje për “stërvitje funksionale” apo siç njihet ndryshe në anglisht Functional Training të modelit Queenax.
Ajo që është shumë e rëndësishme ka të bëjë me faktin se në palestër mund të ushtrojnë në të njëjtën kohë më shumë se 200 persona, ndërkohë ajri do të mbetet po aq i freskët sikur të mos ishte askush. Kjo ndodh, pasi që ajri do të freskohet deri në nëntë herë në orë.
Pra, duke i marrë për bazë të gjitha këto asete që do t’i ketë në dispozicion “Fitnox”, atëherë kemi të bëjmë me një kompani serioze që në tregun kosovar do të lë gjurmë.

Energy-FitBox-Class

Por, a ia ka “friken” “Fivestar” konkurrencës, respektivisht paralajmërimit për hyrje të fuqishme në tregun kosovar të “Fitnox-it”?
Nga “Fivestar” theksojnë se mirëpresin konkurrencën, mirëpo nuk ia kanë frikën.

Sipas themeluesve të “Fivestar”, ata kanë funksionuar me dekada në ambient konkurrues të ashpër dhe një konkurrencë e mirëfilltë është më shumë motivuese sesa brengosëse. Kjo, sipas tyre, do të përmirësojë dhe rris cilësinë e shërbimeve, si dhe zgjerimin e tyre.

IMG_0113

“Flasim prej përvojës, një konkurrencë e nivelit të përafërt në cilësi, në ofrimin e shërbimeve, do të favorizojë edhe më shumë anëtarët e industrisë së fitnesit në përgjithësi, si dhe do ta shtyjë industrinë e fitnesit në vendin tone edhe me tutje, drejt standardeve te vendeve të zhvilluara”, thonë themeluesit e “Fivestar”.

Tutje, ata thonë se nëse ofertuesit tjerë të shërbimeve të fitnesit janë të përafërt me cilësinë e shërbimeve që i ofron “Fivestar”, sipas tyre, do të jetë i mundur edhe bashkëpunimi. “Ky bashkëpunim mund të ndodh në segmentet e ofrimit të shërbimeve të kombinuara, si dhe kombinimeve tjera të biznesit”, vlerësojnë ata. /Telegrafi/

Artikull i sponzorizuar