LAJMI I FUNDIT:

Edhe deputeti gjerman mbështet letrën e ligjvënësive evropianë dhe amerikanë, që kërkuan ndryshim të qasjes ndaj Kosovës

Edhe deputeti gjerman mbështet letrën e ligjvënësive evropianë dhe amerikanë, që kërkuan ndryshim të qasjes ndaj Kosovës

Edhe deputeti gjerman Knut Abraham nga radhët e CDU/CSU i ka dhënë mbështetje letrës së përbashkët të mbi 50 deputetëve evropianë e amerikanë pro Kosovës.

“Kjo letër e hapur e ka mbështetjen time të plotë. Një nismë shumë e mirë dhe në kohën e duhur”, ka shkruar në rrjetin social “X” (ish-Twitter), deputeti i Bundestagut, i cili e ka shpërndarë postimin e deputetes britanike Alicia Kearns.

Në mesin e nënshkruesve të kësaj letre janë edhe senatori amerikan, Bob Menendez, dhe kongresisti Ritchie Torres.


Në një shkrim në rrjetin social “X”, Menedez tha se është krenar për këtë nismë, për të të kërkuar nga qeveritë tona që të rishqyrtojnë qasjet e tyre në raport me Kosovën.

Ai theksoi se një politikë me qendër Beogradin për Ballkanin nuk do të funksionojë.

“Jam krenar që bashkohem me Kryetarët transatlantik të Komiteteve të Punëve të Jashtme dhe ligjvënësve, duke përfshirë @aliciakearns, @MiRo_SPD & @ChairOlek, për të kërkuar nga qeveritë tona që të rishqyrtojnë qasjet e tyre ndaj marrëdhënieve Serbi-Kosovë. Një politikë me qendër Beogradin për Ballkanin nuk do të funksionojë”, tha Menendez.

Senatori Menendez: Një politikë me qendër Beogradin për Ballkanin nuk do të funksionojë
Lexo po ashtu Senatori Menendez: Një politikë me qendër Beogradin për Ballkanin nuk do të funksionojë

Ndërkaq, duke adresuar tensionet e fundit në veri të Kosovës, përmes letrës u kërkua “balancë dhe proporcionalitet në bashkëveprimin me Kosovën dhe Serbinë”.

Tensionet në veri të Kosovës u rritën në fund të majit, pasi kryetarët e rinj të Zveçanit, Zubin Potokut dhe Leposaiviqit, nën përcjelljen e Policisë së Kosovës, hynë në ndërtesat komunale.

Serbët lokalë kundërshtuan këtë gjë dhe organizuan protesta, të cilat kulmuan me dhunë më 29 maj në Zveçan, me ç’rast u lënduan dhjetëra protestues dhe ushtarë të misionit paqeruajtës të NATO-s në Kosovë, KFOR.

“Kosova është përballur me pasoja të mëdha pas përpjekjeve të kryetarëve që të hyjnë në zyrat e tyre në veri të Kosovës. Kosova duhet të koordinohet me KFOR-in në të ardhmen për të parandaluar përshkallëzimet. Por, mungesa e presionit ndaj Serbisë pas ndalimit arbitrar të tre policëve të Kosovës dhe dështimi për t’i mbajtur përgjegjës ata që kryen sulme ndaj KFOR-it vënë në pah mungesën e barazisë në adresimin e tensioneve”, u tha në letër./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Koci jep detajet e fundit për rastin e Faton Hajrizit: Çdo informacion po e marr me rezervë të madhe

Koci jep detajet e fundit për rastin e Faton Hajrizit: Çdo informacion po e marr me rezervë të madhe

Lajme
“Nuk mu lejua ta shoh kufomën”, avokati Koci tregon çfarë po kërkon policia serbe që ta dorëzojë trupin e Faton Hajrizit

“Nuk mu lejua ta shoh kufomën”, avokati Koci tregon çfarë po kërkon policia serbe që ta dorëzojë trupin e Faton Hajrizit

Lajme
Gazetari i BBC-së flet për përgjigjen e Ibrahim Rugovës kur u pyet për UÇK-në

Gazetari i BBC-së flet për përgjigjen e Ibrahim Rugovës kur u pyet për UÇK-në

Lajme
Gazetari i BBC-së që realizoi intervistën me Fehmi Lladrovcin: Ai tregoi guxim të madh me daljen publike

Gazetari i BBC-së që realizoi intervistën me Fehmi Lladrovcin: Ai tregoi guxim të madh me daljen publike

Lajme
Presidentja fton liderët e partive për konsultime rreth datës së zgjedhjeve, LDK konfirmon pjesëmarrjen

Presidentja fton liderët e partive për konsultime rreth datës së zgjedhjeve, LDK konfirmon pjesëmarrjen

Lajme
Lindita Nikolla tërhiqet nga detyra e kryetares së Kuvendit

Lindita Nikolla tërhiqet nga detyra e kryetares së Kuvendit

Lajme
Kalo në kategori