Jo vetëm yjet tona kopjojnë nga ato botërore, por edhe vet yjet botërore inspirohen prej të tjera yjeve të profileve më të ulëta.

Beyonce u shfaq me një fustan Gucci në vlerë 26 mijë dollarë të enjtën mbrëma teksa u shfaq në premierën e “Beauty and the Beast” në Los Angeles.


beyonce 4 Beyonce në premierë...

Dhe nëse për shumë adhurues të Beyonces fustani ishte i ngjashëm me të një ylli tjetër, atëherë këta fansa të këngëtares nuk e kanë pasur gabim.

beyonce 5 Beyonce, thjesht e mrekullueshme...

Fituesja e Oscar, Lupita Nyongo është shfaqur në vitin 2015 me të njëjtin fustan të gjelbërt sikurse Beyonce të enjtën mbrëma.

beyonce 3 Bukuroshja nga Kenia me fustanin si të Beyonces.

Gjatë festivalit të filmit në Kanë në vitin 2015, bukuroshja keniane nuk harroi të pozonte për fotografët në tepihun e kuq.

Megjithatë, fustani i Beyonces është pak më i gjerë në pjesën e krahëve të saj, duke u përshtatur pikërisht me masën e saj trupore prej një shtatzëne tipike.

beyonce 2 Pak më i gjerë fustani i Queen Bey, i përshtatshëm për shtatzëninë e saj.

Beyonce është në pritje të binjakëve të saj, ashtu siç edhe e komunikoi lajmi nmuaj më parë kur edhe bëri që i gjithë interneti të mahnitej nga fotot e saj.

Të hënën në një seri të fotove të publikuara në beyonce.com, krijuesja e hitit “Single Ladies” shfaqi barkun e saj të fryrë, ku shfaqej vërtet mahnitëse.

Beyonce u shfaq në premierën e “Beauty and the Beast” e shkëlqyeshme në fustanin e punuar nga Gucci, krahas detajeve në formë lulesh që e shoqëronin atë.

Floku i saj ishte stilizuar në mënyrë që të përshtatej, teksa ngjyra karamele i shkonte perfekt dukjes së saj.

beyonce 7 Beyonce me vajzën Blue Ivy.

Vajza Blue Ivy po ashtu ndjeku nënën e saj në këtë ngjarje, duke u dukur ngjashëm sikur ajo.

Jay Z u shfaq mjaft i mprehtë për nga eleganca me xhaketën e tij dhe syzet mjaft me stil.

beyonce 6 Jay Z me më të dashurat e tij.

Në trupin e saj, 22 herë fituesja e çmimit Grammy shfaqi një koleksion tronditës të unazave.

beyonce 1 Akcesorët e Beyonces.

Me urdhër të doktorit, Beyonce kohë më parë e anuloi paraqitjen e saj në festivalin Coachella që mbahet në prill.

Por, ajo konfirmoi menjëherë se do të performojë në festivalin Coachella në vitin 2018. /Telegrafi/