Edhe Belgjika miraton sistemin FSD të Teslës në Evropë


Pas Holandës, Lituanisë dhe Estonisë, edhe dy shtete të tjera evropiane kanë miratuar sistemin e drejtimit autonom FSD për përdorim.
Të mërkurën, më 10 qershor, u njoftua se Belgjika do të jetë vendi i radhës evropian që do t’i japë dritën jeshile sistemit të Teslës për drejtim autonom (nën mbikëqyrje) në rrugët publike.
Një ditë më parë, edhe Danimarka e kishte miratuar këtë sistem.
Tani ka mbetur vetëm edhe një hap formal i fundit me Departamentin e homologimit të vendit (homologimi i tipit), përpara se pronarët belgë të Teslës të mund ta aktivizojnë realisht këtë funksion dhe t’i lejojnë automjetet e tyre elektrike të lëvizin vetë në trafik.
Pas vitesh pritjeje, shtetet evropiane më në fund kanë filluar të miratojnë sistemin e Teslës, i cili megjithatë nuk mund të quhet plotësisht autonom.
Në fakt, në çdo moment drejtuesi duhet të jetë i vetëdijshëm dhe të marrë kontrollin mbi automjetin. /Telegrafi/




































