LAJMI I FUNDIT:

Edhe 6 ditë deri të skadimi i ultimatumit të ”Revolucionit Laraman” (Foto)

Edhe 6 ditë deri të skadimi i ultimatumit të ”Revolucionit Laraman” (Foto)

”Revolucioni Laraman” ka vazhduar me numërimin e ditëve të ngelura, deri te përfundimi i ultimatumit që i është dërguar Qeverisë dhe Gjykatës Kushtetusese, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Para Prokurorisë themelore publike, ”revolucionistët” kryen edhe një ”aksion guerril”, duke shënuar numrin 6, për 6 ditët e mbetura deri te përfundimi i ultimatumit.


Ata porositin se nuk mund të ketë dalje nga kriza, nëse nuk ka drejtësi, ndërkaq drejtësi nuk ka, nëse nuk ka Prokurori Speciale Publike dhe nëse aktivistët vazhdojnë të përndiqen. Ultimatumi skadon më 18 qershor./Telegrafi/

6-1

6-2