LAJMI I FUNDIT:

Edhe 56 ndërmarrje shoqërore në duar të uzurpatorëve

Edhe 56 ndërmarrje shoqërore në duar të uzurpatorëve

Sipas të dhënave të fundit, të cilat janë publikuar të martën nga Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP), shihet se në gjithë territorin e Kosovës edhe 56 ndërmarrje shoqërore (NSH) janë në duar të uzurpatorëve. Pjesa dërrmuese e këtyre ndërmarrjeve të uzurpuara gjenden në rajonin e Mitrovicës

Edhe 56 ndërmarrje shoqërore në gjithë territorin e Kosovës edhe më tutje mbeten në duar të uzurpatorëve të ndryshëm. Kohë më parë Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP) kishte nisur aksionin për largimin e uzurpatorëve nga pronat shoqërore, por që nuk ka arritur t’i lirojë të gjitha ndërmarrjet shoqërore, të cilat janë në menaxhim të AKP-së.


Sipas të dhënave të fundit, të cilat janë publikuar të martën nga Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP), shihet se në gjithë territorin e Kosovës edhe 56 ndërmarrje shoqërore (NSH) janë në dorë të uzurpatorëve.

Sipas të dhënave të publikuara shihet se në rajonin e Prishtinës janë 6 ndërmarrje të uzurpuara, në rajonin e Pejës janë 12, në rajonin e Prizrenit nuk ka asnjë ndërmarrje të uzurpuar, në rajonin e Gjilanit po ashtu nuk ka asnjë ndërmarrje, si dhe në rajonin e Mitrovicës janë 39 ndërmarrje shoqërore, të cilat nga përfundimi i luftës, por edhe sot e kësaj dite ndodhen në dorë të uzurpatorëve të ndryshëm.

Gjithnjë duke u bazuar në të dhëna zyrtare të AKP-së shihet se prej 56 ndërmarrjeve shoqërore 10 prej tyre janë të uzurpuar nga persona juridikë, si dhe 46 të tjera janë të uzurpuara nga persona fizikë. /Zëri/Telegrafi/