LAJMI I FUNDIT:

Nëntë të vdekur dhe 152 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Nëntë të vdekur dhe 152 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, njofton se të dielën në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 324 mostra të marra nga Klinika Infektive dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren prej të cilëve rezultojnë 152 raste pozitive, ndërsa nëntë persona kanë vdekur.

Me këto shifra, numri i të vdekurve në Kosovë nga coronavirusi arrin në 75.


Sipas njoftimit të IKSHPK-së, viktimat kishin edhe sëmundje të tjera shoqëruese.

Rastet pozitive janë nga:
Komuna e Prishtinës 57 raste;
Komuna e Prizrenit 16 raste;
Komuna e Fushë Kosovës 11 raste;
Komuna e Vushtrrisë 9 raste;
Komuna e Mitrovicës 8 raste;
Komuna e Gjilanit 7 raste;
Komuna e Drenasit 5 raste;
Komuna e Gjakovës 5 raste;
Komuna e Skenderajt 5 raste;
Komuna e Kaçanikut 3 raste;
Komuna e Lipjanit 3 raste;
Komuna e Obiliqit 3 raste;
Komuna e Pejës 3 raste;
Komuna e Rahovecit 3 raste;
Komuna e Kamenicës 2 raste;
Komuna e Malishevës 2 raste;
Komuna e Suharekës 2 raste;
Komuna e Vitisë 2 raste;
Dhe me nga 1 rast komunat: Ferizaj, Graçanicë, Klinë, Mamushë, Shtime dhe Zubin Potok.

Numri total i rasteve pozitive 3.508 raste nga 25.245 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2, me gjithsej 75 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese

Po ashtu të dielën janë shëruar 28 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 1.902 raste, kurse raste aktive 1.531, njofton Telegrafi.