LAJMI I FUNDIT:

EdGuard reagon për zgjatjen e vendimit për fillim të vitit shkollor

EdGuard reagon për zgjatjen e vendimit për fillim të vitit shkollor

EdGuard ka vëzhguar me shume kujdes stërzgjatjen në vendim për fillim të vitit shkollor.

Sipas EdGuard, zgjatja e vendimit për rikthim është kthyer në frikë dhe paqartësi tek komuniteti.


“Rikthimi do të ketë sukses vetëm nëse institucionet komunikojnë dhe argumentojnë për siguri. Mundësia që rikthimi të mos prek askënd është vështirë e besueshme mirëpo mundësia e dëmeve tek fëmijëve nga të qenit jashtë shkollës është shumë e qartë, bilanci i rrezikut mes këtyre duhet të jetë argument në favor të kthimit.

Është jetike të kuptojmë që asnjë fëmijë nuk mund të humbet më asnjë kohë jashtë shkollës. Dëshmitë që mos prezantimi në shkollë dëmton fëmijët në periudhë afatgjatë janë të mëdha, përtej ngecjeve në mësim nxënie, periudha jashtë shkollës rrit pabarazinë, rrit mundësitë për probleme fizike dhe mentale tek fëmijët”, thuhet në njoftim.

Më tej në njoftim thuhet se sistemi jonë arsimor mungon shumë në cilësi dhe barazi, dhe e njëjta tashmë veç është cunguar tutje gjatë kësaj periudhe.

“Mësimi nga distanca dhe online nuk zëvendësojnë në asnjë moment mësim nxënien në klasë. EdGuard e vlerëson përkushtim dhe përgatitjen e shumë shkollave për fillim të vitit shkollor – vullneti për rikthim është prezent kudo në të gjitha shkollat.

EdGuard fton Institutin e Shëndetit Publik që të komunikoj dhe siguroj mësimdhënësit, prindërit dhe nxënësit për rikthimin, pasojat eventuale dhe përfitimet. Sikurse të cekur edhe në vizionin e IKSHP shëndetësia publike nuk është vetëm mjekësi preventive por shëndetësi publike në zgjidhjen e problemeve. Çfarëdo periudhe tjetër jashtë shkollës do të kishte dëme të jashtëzakonshme për nxënësit”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Zëvendësministri për Kthim: Sot është tentuar të vritet Marko Jablanoviq, sulmuesit i dështoi “Shkorpioni”

Zëvendësministri për Kthim: Sot është tentuar të vritet Marko Jablanoviq, sulmuesit i dështoi “Shkorpioni”

Siguri
Ngriten çmimet e paketave turistike në Shqipëri, operatorët fajin ia lënë kursit të euros

Ngriten çmimet e paketave turistike në Shqipëri, operatorët fajin ia lënë kursit të euros

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Basha i reagon AGK-së dhe Sekretarit të Federatës Evropiane të Gazetarëve: Jam deputet i pavarur në mendime, Kosova nuk është autokraci

Basha i reagon AGK-së dhe Sekretarit të Federatës Evropiane të Gazetarëve: Jam deputet i pavarur në mendime, Kosova nuk është autokraci

Lajme
Piu kafenë e mëngjesit me ta dhe më pas u mori jetën, detaje nga vrasja e çiftit në Dropull

Piu kafenë e mëngjesit me ta dhe më pas u mori jetën, detaje nga vrasja e çiftit në Dropull

Lajme
Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Lajme
Kalo në kategori