LAJMI I FUNDIT:

‘The Economist’: Pa rolin e SHBA-ve, bota ‘zhytet’ në luftë

‘The Economist’: Pa rolin e SHBA-ve, bota ‘zhytet’ në luftë

Gjatë 25 viteve të fundit luftërat ka marrë shumë jetë. Megjithatë, edhe pse luftërat civile dhe fetare kanë shpërthyer në Siri, Afrikë Qendrore, Afganistan dhe Irak, një konflikt shkatërrues midis fuqive të mëdha të botës është duke vazhduar. Kështu thuhet në shkrimin e revistës ‘The Economist’ në edicionin e shtypur, që sjell vëmendjen mbi konfliktet në 25 vitet e fundit, përcjell Telegrafi.

Javën e kaluar Pentagoni lëshoi një strategji të re mbrojtëse kombëtare që e vendosi Kinën dhe Rusinë mbi xhihadizmin si kërcënimin kryesor për Amerikën. Për të përfunduar se në botë ka zhvendosje thelbësore gjeopolitike të cilat e sfidojnë rrënjësisht rolin e deritanishëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA).


“Ndryshimet afatgjata gjeopolitike dhe përhapja e teknologjive të reja po e gërryejnë dominimin e jashtëzakonshëm të deritanishëm të Amerikës dhe aleatëve të saj. Konflikti i një shkalle dhe intensiteti që nuk janë parë që nga Lufta e Dytë Botërore është sërish i mundshëm. Bota nuk është e përgatitur”, shkruan revista.

Për SHBA-të pika kritike e momentit është Koreja e Veriut dhe në Perëndim e marrin shumë seriozisht mundësinë e një goditjeje ushtarake parandaluese ndaj Phenianit që do të provokonte një luftë të përgjithshme. Skenari është shumë i ndërlikuar nga rritja e aftësive të Kinës dhe Rusisë për të konkurruar në çdo fushë me Perëndimin.

Ndonëse të dyja fuqitë në fjalë kanë përfituar nga rendi ndërkombëtar që u themelua nga SHBA-të pas Luftës së Dytë Botërore, premisat dhe shtyllat e tij kryesore shikohen prej tyre si pengesë dhe si arsye për intervenimin amerikan.

“Kina dhe Rusia në këtë moment janë shtete revizioniste që duan të sfidojnë staus quo-në dhe i shikojnë rajonet e tyre si sfera influence që duhen dominuar. Për Kinën kjo nënkupton Azinë Lindore; për Rusinë Evropën Lindore dhe Azinë Qendrore”, vijon revista.

Shkrimi pretendon se as Kina dhe as Rusia nuk dëshirojnë përplasje ushtarake të drejtpërdrejt me Perëndimin, pasi do të humbnin, por ato po shfrytëzojnë teknologjitë e reja për të ushtruar politika zgjerimi dhe ndikimi.

Kjo tendosje, nëse nuk do të ketë përgjigjen e duhur do të çojë në skenarët e ngjashëm të Luftës së Parë Botërore, e cila shpërtheu pikërisht nga mungesa e reagimit ndaj ambicieve të njërës palë. Një tjetër problem është edhe arsenali bërthamor, që ka humbur cilësinë e të qenit faktor stabiliteti. Komanda e tyre dhe sistemet e kontrollit janë aktualisht të ekspozuara ndaj thyerjeve kibernetike dhe ndaj neutralizimit të satelitëve prej nga varen.

Në shkrim sugjerohet që SHBA të mbrojë dhe çojë përpara këtë rend ndërkombëtar që është ndërtuar prej saj, diçka që është kritikë direkte ndaj politikës aktuale të Donald Trump.

“Fuqia e butë e durimit dhe diplomacisë këmbëngulëse është jetike, por ajo duhet mbështetur me fuqinë ushtarake që respektohet nga Kina dhe Rusia. Amerika ruan kapacitete të mëdha ushtarake, por po e humbet avantazhin në teknologjinë ushtarake që frymëzonte besim tek aleatët dhe frikë te armiqtë”, nënvizohet në shkrim.

Me një mbyllje që kërkon të riafirmojë epërsinë morale të Perëndimit, shkrimi thekson se “garantuesi më i mirë i paqes në botë është një Amerikë e fortë” dhe çdo çmobilizim i saj do të sillte luftën shumë afër. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Çfarë dihet për varrezat masive në Gaza dhe çfarë ka ndodhur me ato të zbuluara në vende të tjera më parë?

Çfarë dihet për varrezat masive në Gaza dhe çfarë ka ndodhur me ato të zbuluara në vende të tjera më parë?

Botë
A e ka fituar Ukraina fuqinë për të degraduar forcat ruse me raketat e reja amerikane?

A e ka fituar Ukraina fuqinë për të degraduar forcat ruse me raketat e reja amerikane?

Botë
Mbretëria e Bashkuar do ta furnizojë Ukrainën me bomba me laser që mund të godasin

Mbretëria e Bashkuar do ta furnizojë Ukrainën me bomba me laser që mund të godasin "objektivat e buta" ruse

Evropa
Shtyhet votimi në OKB për rezolutën për gjenocidin në Srebrenicë

Shtyhet votimi në OKB për rezolutën për gjenocidin në Srebrenicë

Bosnja
Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët

Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët

Evropa
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Botë
Kalo në kategori