LAJMI I FUNDIT:

eConnect merr pjesë në panairin më të madh të sigurisë në botë, të mbajtur në Las Vegas të Shteteve të Bashkuara të Amerikës

eConnect merr pjesë në panairin më të madh të sigurisë në botë, të mbajtur në Las Vegas të Shteteve të Bashkuara të Amerikës

Kur bëhet fjalë për sistemet e sigurisë dhe teknologjinë e informacionit, eConnect është një emër që po fiton me shpejtësi njohje si në nivelin nacional ashtu edhe në atë ndërkombëtar.

Kjo kompani Kosovare, së fundmi ka marrë pjesë në panairin ndërkombëtar të sigurisë, ISC West, i cili u mbajt në Las Vegas të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, nga 28 – 31 mars 2023.

Ngjarja, e cila është një nga tubimet më të mëdha të profesionistëve të sigurisë në botë, i dha eConnect-it një mundësi për të parë për së afërmi zhvillet më të fundit të teknologjisë së fushës nga prodhues të ndryshëm, lider në fushëveprimet e tyre.

Kompania ka vite që operon në fushën e sistemeve të sigurisë dhe të teknologjisë informative dhe ka fituar reputacion si lider në këtë industri në Kosovë. Megjithatë, pjesëmarrja në ISC West ka hapur horizonte të reja për eConnect, duke i lejuar kompanisë të shfaqë ekspertizën dhe modelin e saj të biznesit, për një audiencë më të gjerë.

Ngjarja, e cila u zhvillua gjatë javës së fundit të muajit mars, i dha eConnect-it një mundësi për t’u takuar me profesionistë të industrisë, ekspertë dhe klientë të mundshëm nga e gjithë bota. Ekipi i kompanisë ishte në gjendje të shkëmbente ide dhe njohuri dhe të përfshihej në diskutime rreth trendeve dhe inovacioneve më të fundit në fushën e sistemeve të sigurisë dhe të teknologjisë së informacionit.

Pjesëmarrja e eConnect në panairin ISC West ishte një përfaqësim i rëndësishëm për vendin tonë, pasi që ekipi i eConnect ka prezantuar potencialin dhe aftësitë e kompanive kosovare në fushën e sistemeve të sigurisë dhe të teknologjisë së informacionit. Prania e eConnect në këtë ngjarje botërore shërbeu si një dëshmi e talentit dhe ekspertizës së profesionistëve kosovarë dhe frymës inovative të komunitetit të biznesit të Kosovës.

Sigurisht se pjesëmarrja në këtë event i mundësoj kompanisë eConnect poashtu arritjen e marrëveshjeve të reja të përfaqësimit të brendeve të reja në tregun tonë, andaj eConnect së shpejto do të sjell produkte të reja të teknologjisë së fundit në fushën e sigurisë nga prodhues lider.

www.iscwest.com 

www.econnect.al

Artikull i sponzorizuar