LAJMI I FUNDIT:

Ecja në gjumë dhe biseda në gjumë mund t’u ndodhin të gjithëve, madje pas situatës së këtillë

Ecja në gjumë dhe biseda në gjumë mund t’u ndodhin të gjithëve, madje pas situatës së këtillë

A jeni të sigurt që nuk flisni në gjumë?

Studimet tregojnë që deri në 66 për qind e njerëzve kanë përjetuar episode të bisedave në gjumë në ndonjë moment të jetës.


Hulumtimet kanë konstatuar që biseda në gjumë do të mund të ketë lidhje me gjenetikën, transmeton Telegrafi.

Pra, nëse prindërit tuaj flasin në gjumë, njësoj do të mund t’ju ndodhë edhe juve, transmeton Telegrafi.

Studimet e bëra në Finlandë dhe në Japoni kanë zbuluar që binjakët shpesh flasin në gjumë, gjë që mund të ndodh njëkohësisht me ecjen në gjumë dhe me ankthet e natës.

Ndoshta do te befasoheni kur të mësoni se të ecurit në gjumë ndodh gjatë fazës jo REM të gjumit. Kjo do të thotë që nëse njerëzit ecin në gjumin e tyre ata nuk janë duke parë një ëndërr. Gjatë të ecurit në gjumë personi ka një pamje të turbullt, të zbrazët, fytyrë kureshtare, dhe zgjohet me vështirësi nga kjo gjendje.

Akoma nuk është zbuluar pse disa njerëz ecin në gjumë, edhe pse faktorë të tillë si lodhje ekstreme, prishje e gjumit, përdorimi i hapave hipnotik dhe stresi janë të përfshire

Biseda në gjumë shkakton stres!

Ekspertët mjekësorë besojnë që shumica e njerëzve flasin derisa janë në gjumë kur janë nën stres apo kur janë shumë të lodhur.

Pra, biseda në gjumë trajtohet si çrregullim i gjumit e njohur si ecje në gjumë.

Kjo mund t’i ndodhë çdokujt në çdo moment të jetës, mirëpo njerëzit me çrregullime të tjera të gjumit kanë rrezik të shtuar që me bisedën e pakëndshme në gjumë të shqetësojnë personin me të cilin ndajnë krevatin.

Aspekti më i rëndësishëm është saktësia e gjuhës dhe respektimi i kohëve. Fjalët e deshifruara janë në përgjithësi gramatikisht korrekte, edhe pauzat mes një fraze dhe një tjetre në rastin e monologëve të plotë janë besnikë ndaj atyre realë.

Për shkencëtarët kjo është prova e sistemit nervor dhe në ato momente funksionon jo shumë ndryshe nga ajo kur është zgjuar. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Shëndetësi
Kalo në kategori