Ne ecim shumë më shpejt krahasuar me brezin e prindërve apo gjyshërve tanë. Edhe pse ngjan një lajm fantastik për shëndetin dhe fizikun, ka diçka që çalon tek e ecura shpejt!
Studime të kryera së fundmi, pasi analizuan rreth 32 vende bazuar në shpejtësinë e ecjes së tyre, arritën në përfundimin se është jeta moderne ajo që na bën të jemi gjithë kohës me nxitim. Stresi është në nivele më të larta dhe pasojat në zemër s’mungojnë.
Ecja e shpejtë në përditshmëri, na bën më pak të lumtur! Duke qenë me nxitim, ti nuk kujdesesh më për veten tënde. Telefonatat apo email-et që marrim bëjnë që të mos shohim ç’ndodh përreth nesh sepse duam të bëjmë shumë gjëra në një moment të vetëm.
Psikologët thonë se të duash të mësosh dhe veprosh në shumë gjëra paralelisht s’ka asgjë të keqe, por nëse kjo bëhet kronike s’është më aq efektive sa dikur. Thjesht ngarkojmë veten dhe shtojmë gabimet. Si rezultat flasim dhe ecim më shpejt.
Pasojat? Nivel i lartë stresi, ndjesi zhgënjimi apo trishtimi.
Ç’mund të bëhet për të qetësuar veten dhe për t’ia nisur nga e para?
Nëse të streson ideja e të qenit vonë për diku, krijoji vetes mundësinë për t’u nisur më herët. Vendos prioritet në qëllimet e tua dhe bëj paqe me idenë se gjërat mund të presin.
Një përgjigje urgjente nuk është gjithnjë e nevojshme!
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Harry Kane i përgjigjet incidentit të penalltisë me Jude Bellingham me një përgjigje të qartë
Ancelotti tregohet i sinqertë për lojën që bëri Bayerni përballë Realit
Tchouameni ndërpreu Mullerin në intervistë, krijohet situatë qesharake mes dyshes
Tifozja shqiptare e mbështjellur me flamurin kombëtar në tribunat e Allianz Arenas për ndeshjen Bayern-Real
Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale: Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen
Peci: Nëse draft-statuti nuk dërgohet në Kushtetuese, procesi i anëtarësimit të Kosovës në KiE nuk do të hyjë as në rend të ditës