LAJMI I FUNDIT:

EA Sports prezantoi futbollistët më të vlerësuar në video-lojën FIFA 22

EA Sports prezantoi futbollistët më të vlerësuar në video-lojën FIFA 22

Edicioni i ri i lojës FIFA, sipas njoftimeve nga EA Sports, duhet të dalë në 1 tetor 2021 dhe kompania prezantoi të hënën 22 lojtarët më të vlerësuar, të cilët do të shënojnë edicionin e ri të FIFA 22.

Si më parë, EA Sports prezantoi Lionel Messin si lojtarin më të vlerësuar në edicionin e ri të lojës, i cili mori një rezultat të përgjithshëm prej 93.


Edhe pse shumë prisnin që Cristiano Ronaldo të merrte pozitën e dytë, ky nuk është rasti në këtë edicion, kështu që lojtari i dytë më i vlerësuar është sulmuesi i Bayern, Robert Lewandowski, i cili u vlerësua me një rezultat 92.

Cristiano Ronaldo, i cili do të veshë fanellën e Manchester United në të ardhmen, është në vendin e tretë me një rezultat 91.

Katër lojtarët që gjithashtu ndajnë një vlerësim 91 sipas EA Sports janë Kylian Mbappe (PSG), Kevin de Bruyne (Manchester City), Neymar (PSG) dhe interesant, portieri i Atletico Madrid Jan Oblak.

Lista përfshin gjithashtu Harry Kane (Tottenham), N’Golo Kante (Chelsea), Manuel Neuer (Bayern) dhe Ter Stegen (Barcelona) të cilët u vlerësuan me një rezultat total prej 90.

Për shkak të një sezoni pak “më të keq”, lojtarët e Liverpool Allison, Sadio Mane, Mohamed Salah dhe Virgil van Dijk u vlerësuan me 89 me një rezultat 89 në edicionin e ri të FIFA 22, dhe Karim Benzema (Real Madrid) u rendit ndër më të mirët 22 lojtarë me të njëjtin vlerësim.), Gianluigi Donnarumma (PSG), Son (Tottenham), Joshua Kimmich (Bayern), Thibaut Courtois, Casemiro (Real Madrid) dhe Ederson (Manchester City).

EA Sports ka theksuar edhe një herë se FIFA 22 duhet të dalë në shitje më 1 tetor për platformat PS5, Xbox Series X, PS4 dhe Xbox One.

Nga ana tjetër, loja do të jetë e disponueshme më 27 shtator për ata që vendosin të para-porosisin Edicionin e Ultimated të kësaj loje. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Zhvillohet gara e parë midis një aeroplani luftarak me pilot njerëzor dhe një tjetri të kontrolluar nga Al

Zhvillohet gara e parë midis një aeroplani luftarak me pilot njerëzor dhe një tjetri të kontrolluar nga Al

Teknologji
Prezantohet printeri 3D më i madh në botë që mund të ndërtojë një shtëpi të vogël në vetëm 80 orë

Prezantohet printeri 3D më i madh në botë që mund të ndërtojë një shtëpi të vogël në vetëm 80 orë

Teknologji
Qeni robot që mund të hedhë flakën deri në 15 metra, kompania amerikane thotë se mund ta blejë kushdo

Qeni robot që mund të hedhë flakën deri në 15 metra, kompania amerikane thotë se mund ta blejë kushdo

Teknologji
X largon nga platforma pamjet e sulmit me thikë në kishën e Sidneit por një përdorues amerikan i riposton ato

X largon nga platforma pamjet e sulmit me thikë në kishën e Sidneit por një përdorues amerikan i riposton ato

Teknologji
TikTok thotë se do ta luftojë ndalimin ose shitjen e detyruar nga SHBA-ja

TikTok thotë se do ta luftojë ndalimin ose shitjen e detyruar nga SHBA-ja

Teknologji
“Më parë do të mbyllej”: Nuk kemi plane të shesim TikTok-un, thotë firma kineze

“Më parë do të mbyllej”: Nuk kemi plane të shesim TikTok-un, thotë firma kineze

Teknologji
Kalo në kategori