LAJMI I FUNDIT:

E zë me tjetrën në autobus, gruaja e nervozuar sulmon brutalisht partnerin dhe “rivalen” (Video)

E zë me tjetrën në autobus, gruaja e nervozuar sulmon brutalisht partnerin dhe “rivalen” (Video)

Shoferi i një autobusi në Filipine është rrahur brutalisht nga gruaja e tij e nervozuar, e cila e kishte kuptuar se ai po e tradhtonte me një tjetër.

Gruaja kishte humbur kontrollin kur u fut në autobus, dhe pa u menduar dy herë filloi ta godasë në kokë në prezencë të pasagjerëve në Manila, transmeton Telegrafi.


Si rezultat i goditjeve shoferi është detyruar të ndalë autobusin, e pasagjerët shikonin të habitur duke mos e ditur se çfarë në të vërtetë po ndodhte.

Videoja amatore e filmuar nga një pasagjer, shfaq gruan e nervozuar që bërtet: “I ke 12 fëmijë me mua, si mund ta shkatërrosh familjen për këtë femër”.

E dashnorja e burrit të martuar që ishte ulur në karriget e pasagjerëve për pak sa nuk e pëson, pasi gruaja e nervozuar tenton të kërcej pas për ta goditur edhe atë. /Telegrafi/