Banorët u janë nënshtruar një loje të sinqertë, gjatë së cilës secili prej tyre ka zbuluar diçka personale dhe të padiskutuar deri më tani.

Pyetja e ditës për banorët ishte të zbulonin: cila është ëndrra e tyre që ende nuk e kanë realizuar.


Heidi, një prej banoreve më simpatike të shtëpisë, tregoi për ëndrrën e saj: "E vetmja gjë që nuk kam arritur të bëj është se nuk kalova të bëhesha doktoreshë" - rrëfeu ajo.

heidi baaci

Ndërsa vazhdoi të tregojë për sfidat që e ndaluan të ndjekë këtë ëndërr - "Nuk kalova te ajo shkolla e mjekësisë, nuk kisha mundësi se nuk kalova testin dhe pastaj Covid. Jeta më ka cuar shumë larg atyre gjërave”, tha finalistja. /Telegrafi/