Herët ose vonë, femrat fillojnë ta vlerësojnë mjekrën e një mashkulli. Vetëm mendojeni Chris Hemsworth dhe Jake Gyllenhaal – ata nuk do të ishin ata që janë po të mos kishin mjekër.

Në fakt, neve na pëlqejnë aq shumë këta dy, saqë kemi ardhur në fazën ku pa vetëdije i përdorim mjekrat për t’i vlerësuar meshkujt si partnerë, por edhe për të përcaktuar nëse dikush është adekuat për t’u martuar me të, transmeton Telegrafi.


11086960 18920460 b7b8c71df994b80bd427eccc55bfc6f597344227 1500 1 1553087370 728 d70c428a4e 1553171879

Në një studim të kryer nga Dr. Dixston, psikolog australian, më shumë se 8,500 femrave u është kërkuar t’i vlerësojnë fotografitë e meshkujve se sa joshës janë dhe se a do të futeshin në lidhje afatshkurte apo afatgjate me ta.

Rezultati? Epo, shumica e femrave i kanë vlerësuar meshkujt me mjekër si më joshës dhe si opsion më të mirë për lidhje afatgjate.

Në anën tjetër, meshkujt me pak mjekër ishin zgjedhur vetëm për lidhje afatshkurtër.

11086910 18920360 2468d756a403679d74c2177af51df6f88dec3f7a 1500 1 1553087344 728 6f0acc682f 1553171879

Por, si ka arritur që mjekra të bëhet kaq e rëndësishme?

Është e thjeshtë: femrat joshen nga karakteristikat që janë indikatorë të niveleve të larta të testosteronit.

Me fjalë tjera, këto janë shenja që ua japin femrave mesazhin, “unë jam i pjekur, mund të të mbroj ty dhe familjen tonë”. /Telegrafi/