LAJMI I FUNDIT:

E vendosur në një garazh 47 vjet më parë dhe e papërdorur që atëherë – ka ‘një arsye’ pse kjo veturë pritet të shitet për një shumë të majme parash

E vendosur në një garazh 47 vjet më parë dhe e papërdorur që atëherë – ka ‘një arsye’ pse kjo veturë pritet të shitet për një shumë të majme parash

Është jashtëzakonisht e pazakontë që një makinë 50-vjeçare të ketë vetëm një pronar që nga fillimi, por ky është rasti me këtë super-makinë jashtëzakonisht të rrallë italiane që ka qenë në ruajtje për pjesën më të madhe të jetës së saj.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për Iso Grifo i vitit 1971 – i cili është një nga tre makinat e prodhuara ndonjëherë – që u porosit nga “rojtari” i vetëm dhe fillimisht ishte menduar për dërgim në Rodezi, në Afrikën Jugore, ku ai kishte jetuar.


Sidoqoftë, pasi u transferua në Mbretërinë e Bashkuar, blerësi vendosi të merrte me personalisht automjetin nga fabrika në Bresso, pak jashtë Milanos, dhe ta drejtonte për në shtëpi.

Pas përdorimit të automjetit për tre vjet dhe kalimit të më pak se 21,000 kilometrave, ajo u vendos në ruajtje në vitin 1974 dhe nuk ka lëvizur që atëherë.

Dhe makina tani do të dalë në një ankand në Chichester – ndëkohë që çmimi i vlerësuar është midis 230,000 dhe 290,000 euro.

Shtëpia e ankandeve thotë se mundësia për të blerë një version të tillë me aq pak kilometra është ‘një gjë shumë e rrallë e jashtëzakonshme’ dhe një ‘mundësi e papërsëritshme’.

Grifo u prodhua midis viteve 1965 dhe 1975 nga prodhuesi italian, Iso – prodhuesi që kishte bërë fillimisht frigoriferë para Luftës së Dytë Botërore, megjithëse pas luftës kaloi në prodhimin e skuterëve dhe motoçikletave. /Telegrafi/

Në trend Auto

Më shumë
U ndalua nga policia për vozitje nën ndikim të alkoolit, burri nga Belgjika lirohet nga akuzat – mjekët konstatuan se trupi i tij prodhon alkool

U ndalua nga policia për vozitje nën ndikim të alkoolit, burri nga Belgjika lirohet nga akuzat – mjekët konstatuan se trupi i tij prodhon alkool

Auto
Zgjidhje interesante: Pse disa shoferë i vendosin kunjat prej druri në pjesët e ajrosjes së veturës?!

Zgjidhje interesante: Pse disa shoferë i vendosin kunjat prej druri në pjesët e ajrosjes së veturës?!

Auto
Zbulohen detaje dhe pamje të Grandland të ri, të lansuar nga Opel

Zbulohen detaje dhe pamje të Grandland të ri, të lansuar nga Opel

Auto
Më i madhi deri tani, Smart #5 është një SUV

Më i madhi deri tani, Smart #5 është një SUV

Auto
Tesla shkarkon ekipin e saj të marketingut vetëm disa muaj pas krijimit

Tesla shkarkon ekipin e saj të marketingut vetëm disa muaj pas krijimit

Auto
Bëhet virale videoja e gruas që thyen xhamin e Lamborghinit duke kërcyer mbi të

Bëhet virale videoja e gruas që thyen xhamin e Lamborghinit duke kërcyer mbi të

Auto
Kalo në kategori