LAJMI I FUNDIT:

E tregojnë imazhet satelitore, Venezuela po grumbullon ushtrinë dhe tanket në kufirin me Guajanën

E tregojnë imazhet satelitore, Venezuela po grumbullon ushtrinë dhe tanket në kufirin me Guajanën

Imazhet satelitore tregojnë se Venezuela ka rritur praninë e saj ushtarake pranë kufirit me Guajanën, pavarësisht se Karakasi është zotuar të ndjekë kanalet diplomatike në përpjekje për të zgjidhur një mosmarrëveshje të gjatë territoriale mbi një pjesë të pasur me naftë të vendit Gujanez.

Imazhet e mbledhura në janar treguan zgjerimin e operacioneve në bazën ushtarake në ishullin Anacoco, në lumin Cuyuni, i cili kufizohet me Guajanën.


Pjesë të reja të pyllit tropikal janë pastruar së fundmi. Pamjet tregojnë gjithashtu infrastrukturë të re dhe disa automjete të blinduara në vend, transmeton Telegrafi.

Pista ajrore duket e pandryshuar, në të mund të shihet një helikopter dhe rrugët e hyrjes janë përmirësuar. Në veri të bazës, në kalimin e lumit Cuyuni që siguron hyrje tokësore në bazë, shihet një traget i rëndë lumi, shkruan CNN.

Një rezervë e madhe e asaj që duket të jetë materiale ndërtimi, është e dukshme në anë të rrugës, si dhe tre automjete të blinduara.

Në janar, Venezuela u mburr për zgjerimin e pranisë së saj ushtarake në rajon, në videot propagandistike të postuara në llogaritë e ushtrisë së saj në mediat sociale.

Videot treguan buldozerë duke pastruar tokën, si dhe tanke të lehta dhe mjete luftarake të këmbësorisë në lëvizje dhe një helikopter transporti ushtarak Mi-17 në fluturim. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Macron tregon se në çfarë rrethana do të dërgonte trupa në Ukrainë

Macron tregon se në çfarë rrethana do të dërgonte trupa në Ukrainë

Evropa
I ndodhë sërish Aleksandar Vulinit, filmohet në Kuvendin e Serbisë duke “folur dhe grindur me veten”

I ndodhë sërish Aleksandar Vulinit, filmohet në Kuvendin e Serbisë duke “folur dhe grindur me veten”

Serbia
Zelensky tregon se kush janë ftuar në samitin e paqes në Zvicër

Zelensky tregon se kush janë ftuar në samitin e paqes në Zvicër

Botë
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Botë
Pamje nga ajri që tregojnë se çfarë ka mbetur nga qyteti ukrainas Chasiv Yar

Pamje nga ajri që tregojnë se çfarë ka mbetur nga qyteti ukrainas Chasiv Yar

Evropa
“Shkalla e shkatërrimit është e madhe dhe e paprecedentë” – OKB vlerëson se rindërtimi i Gazës do të kushtojë 30 deri në 40 miliardë dollarë

“Shkalla e shkatërrimit është e madhe dhe e paprecedentë” – OKB vlerëson se rindërtimi i Gazës do të kushtojë 30 deri në 40 miliardë dollarë

Botë
Kalo në kategori