LAJMI I FUNDIT:

E thotë horoskopi: Shenjat që nuk mund të jenë miq

E thotë horoskopi: Shenjat që nuk mund të jenë miq
(Foto: Pexels)

Astrologjia u jep përgjigje shumë pyetjeve në lidhje me marrëdhëniet ndërpersonale, ndaj ekziston edhe një listë e shenjave të zodiakut që vështirë se mund të krijojnë dhe ruajnë miqësinë.

Dashi dhe Gaforrja

Dashi dhe Gaforrja lidhen gjatë bisedave të përbashkëta, por ata nuk do të jenë në gjendje ta durojnë tjetrin kur gjërat fillojnë të shkojnë drejt greminës. Dashi është impulsiv dhe i gatshëm për të luftuar ashpër, nëse është e nevojshme. Gaforret shmangin pamaturinë dhe janë jashtëzakonisht të vëmendshëm ndaj ndjenjave. Ata mund të ndihen të lënduar nga sjellja e Dashit që pëlqen të kontrollojë gjithçka.


Tiparet toksike të personalitetit sipas shenjave të horoskopit
Lexo po ashtu Tiparet toksike të personalitetit sipas shenjave të horoskopit

Demi dhe Bricjapi

Këto dy shenja vështirë se mund të jenë fleksibël me njëra-tjetrën. Është e vështirë të zgjidhen zënkat mes tyre, sepse janë shumë të ngjashëm. Ata janë kokëfortë dhe u përmbahen rregullave të tyre. Nuk do të shkojnë për kërkuar falje dhe më lehtë preferojnë që të përfundojë miqësia sesa të bëjnë kompromis.

Peshorja dhe Gaforrja

Peshoret kanë prioritet ekuilibrin në të gjitha aspektet e jetës, ndaj mund të jenë paksa të pandjeshëm në krahasim me Gaforret. Gaforret ndonjëherë mund të bëhen tepër emocionalë dhe kjo mund ta irritojë Peshoren deri në atë pikë ku zënka është e vetmja mundësi e mbetur. Këto shenja nuk mund ta zgjidhin kurrë një konflikt pa grindjeje.

Shpeshherë të forta dhe guximtare, por cila është frika më e madhe e secilës shenjë të horoskopit
Lexo po ashtu Shpeshherë të forta dhe guximtare, por cila është frika më e madhe e secilës shenjë të horoskopit

Luani dhe Luani

Luanët pëlqejnë të jenë në qendër të vëmendjes, por nëse dy persona të të njëjtës shenjë përplasen, mund të bëhet goxha e shëmtuar. Mes dy Luanëve do të ketë një luftë për pushtet, pasi Luanët njihen si konkurrues. Ata urrejnë kur u hiqet vëmendja. Është e vështirë të mbash një marrëdhënie të përzemërt kur të dy ndonjëherë janë mjaft agresivë.

Shigjetari dhe Virgjëresha

Virgjëreshat i duan rregullat dhe Shigjetari pëlqen t’i thyejë ato. Shigjetarët ndihen të gjykuar dhe të kritikuar për mënyrën se si jetojnë – pa kujdes apo stres. Shigjetarët do të ndihen të mbyllur nëse detyrohen të vazhdojnë të shoqërohen me Virgjëreshat. Nëse mendojnë se është e drejtë, Shigjetarët do të largohen nga miqësia sa më shpejt që të kenë mundësi. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
A e keni ditur se për çfarë shërben pjesa metalike në letrën e sallamit, kjo video po bën xhiron në internet

A e keni ditur se për çfarë shërben pjesa metalike në letrën e sallamit, kjo video po bën xhiron në internet

A e dini se...
Pse trajneri Arbër Peci këshillon të mos vrapojmë?

Pse trajneri Arbër Peci këshillon të mos vrapojmë?

Stil
Nëse dëshironi lumturi, motivim dhe paqe të mendjes, ndiqni këto këshilla

Nëse dëshironi lumturi, motivim dhe paqe të mendjes, ndiqni këto këshilla

Këshilla Lifestyle
Tetë dobësitë më të mëdha të shenjës së Demit, sipas një astrologu

Tetë dobësitë më të mëdha të shenjës së Demit, sipas një astrologu

Astrologji
Gjëja e parë që shihni në foto zbulon të vërtetën për ju: Deri tani testi më i saktë i personalitetit

Gjëja e parë që shihni në foto zbulon të vërtetën për ju: Deri tani testi më i saktë i personalitetit

Lifestyle
Vila njëkatëshe: Plani i hollësishëm i shtëpisë e cila frymon elegancë dhe arkitekturë bashkëkohore

Vila njëkatëshe: Plani i hollësishëm i shtëpisë e cila frymon elegancë dhe arkitekturë bashkëkohore

Dizajn dhe Arkitekturë
Kalo në kategori