LAJMI I FUNDIT:

E theren me thikë një person në Prishtinë, arrestohen dy të mitur

E theren me thikë një person në Prishtinë, arrestohen dy të mitur
Foto: Ilustrim

Janë arrestuar dy të mitur, pasi ditë më parë pas një zënke kishin therur me thikë një të mitur tjetër, në Prishtinë.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, dy të arrestuarit (të mitur) me vendim të prokurorit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje.


“Rr. Afrim Loxha, Prishtinë (NN) 04.01.2023 – 14:20. Lidhur me rastin, janë identifikuar dhe arrestuar dy të dyshuar meshkuj  kosovarë të mitur dhe me vendim të prokurorit, pas intervistimit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.

Ndryshe, Policia e Kosovës e ka cilësuar rastin si “vrasje në tentativë”, e cila ka ndodhur më 4 janar rreth orës 14:20.

“Prishtinë 04.01.2023 – 14:20. Është raportuar se viktima mashkull kosovar i mitur, pas një zënke është sulmuar fizikisht nga  dy të dyshuar deri më tani të pa njohur, dhe të njëjtit e kanë therur me thikë viktimën dhe janë larguar nga vendi i ngjarjes. Viktimës iu është ofruar tretman mjekësor e më pas është liruar. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, rasti vazhdon të hetohet”, thuhej në raportin e 4 janarit. /Telegrafi/