LAJMI I FUNDIT:

E sulmon dhe ia vjedh paratë nga xhepi, sulmuesin e tradhtojnë pantallonat në Brooklyn – i bien në tokë dhe kalimtarët e rastit e kapin

E sulmon dhe ia vjedh paratë nga xhepi, sulmuesin e tradhtojnë pantallonat në Brooklyn – i bien në tokë dhe kalimtarët e rastit e kapin

Një person i cili tentoi të kryej një vjedhje në Brooklyn duket se nuk i kishte bërë mirë llogaritë, pasi nga aksioni i tij u kthye duarthatë – kjo për faktin se e tradhtuan pantallonat që i kishte veshur.

Kamerat e sigurisë kanë kapur momentin, kur i dyshuari vjedh para nga një 25-vjeçar në rrugën 54 në Brooklyn, transmeton Telegrafi.


I dyshuari arrin ta nokautoj viktimën, por nuk arrin edhe të largohet me paratë e vjedhura – kjo pasi viktima vazhdimisht e kap për rroba e në një moment i bien pantallonat dhe kjo bën të kalimtarët e rastit ta kapin.

Pikërisht ishin rrobat ato që ia vështirësuan punën dhe arratisjen nga vendi i ngjarjes me paratë që i futi në xhep. /Telegrafi/