Saga mes Pete Davidson, Kim Kardashian dhe Kanye West ka marrë një kthesë të re me komedianin që thuhet se kërkon terapi për të përballuar abuzimin në internet që i është hedhur nga ish-bashkëshorti i ish-partneres së tij.

Çështjet nisën kur Davidson filloi të takohej me Kardashian, pas divorcit të saj nga West.


Që atëherë, West ka drejtuar disa fyerje ndaj ish-yllit të “Saturday Night Live”, madje ka shkuar aq larg sa ka rrëmbyer dhe varrosur Davidson në një video të fundit muzikore për këngën e tij, “Eazy”.

pete 1 (Foto: Instagram/kanyewest)

"Vëmendja dhe negativiteti që vijnë nga Kanye dhe veprimet e tij janë një shkas për [Pete] dhe atij i është dashur të kërkojë ndihmë”, i tha revistës People një person i afërt me Davidson.

Burimi shtoi gjithashtu se Davidson "nuk është penduar për lidhjen me Kim dhe dëshiron që të bëhet shumë e qartë se ajo nuk ka qenë gjë tjetër veçse e ka mbështetur atë gjatë gjithë marrëdhënies së tyre".

Burimi tha gjithashtu se, duke ecur përpara dhe pas ndarjes nga Kardashian, Davidson do të donte të fokusohej në karrierën e tij.

"Ai është i mërzitur për ndarjen. Por koha e bëri atë kaq të vështirë dhe fakti që ata jetonin në dy qytete të ndryshme”, shtoi burimi. /Telegrafi/

gettyimages 1394702084 scaled Kim dhe Pete (Foto: Getty Images)