LAJMI I FUNDIT:

“E shkatërruar, por jo pa shpresë” – jeta pas një viti lufte në Ukrainë

“E shkatërruar, por jo pa shpresë” – jeta pas një viti lufte në Ukrainë

Një vit pas vizitës së parë në Ukrainë, gazetarja euronews është kthyer në sheshin Maidan në zemër të Kievit, në të njëjtin vend ku kishte qëndruar në ditën e parë të pushtimit gjithëpërfshirës të vendit nga Rusia. Shumica e barrikadave janë zhdukur dhe nuk ka më post-blloke me thasë me rërë.

Ajo që nuk ka ndryshuar asgjë është qëndrueshmëria e jashtëzakonshme e ukrainasve, pavarësisht gjithçkaje.


Nga qytetet e shkatërruara shkaku i luftës, Valerie Gauriat ka sjell disa prej rrëfimeve personale të njerëzve që kanë humbur familjarët, por që refuzojnë të humbasin shpresën.

Shkolla Irpin: Strehimore për bomba dhe trajnime për armë

Irpin, porta për në kryeqytetin e Ukrainës, ishte një nga vendet më të goditura gjatë ofensivës ruse në rajonin e Kievit.

Një vit më vonë, banorët po përpiqen të kthejnë jetën e tyre në normalitet, transmeton Telegrafi.

Si çdo mëngjes, fëmijët nxitojnë të marrin mësim në shkollën “Myria Lyceum”.

Çfarë mund të ndodhë në 12 muajt e ardhshëm në Ukrainë dhe a mund të ketë "një goditje vendimtare" atje?
Lexo po ashtu Çfarë mund të ndodhë në 12 muajt e ardhshëm në Ukrainë dhe a mund të ketë "një goditje vendimtare" atje?

Në vjeshtën e vitit të kaluar institucioni arsimor rihapi dyert për fillimin e vitit shkollor.

Gjithçka është planifikuar në rast alarmi ajror apo të ndërprerjes së energjisë elektrike, të cilat janë ende të shpeshta.

“Të gjithë fëmijët janë të organizuar me mësuesit e tyre. Ata e dinë se ku të shkojnë, [dhe] në çfarë strehimore”, shpjegoi drejtori i shkollës, Ivan Myronovych Ptashnyk.

Për të mos mbipopulluar strehimoret gjatë alarmeve, fëmijët mund të mësojnë edhe në distancë.

Shumica e këtyre nxënësve ishin zhvendosur jashtë vendit ose në të gjithë vendin para se të ktheheshin në bankat shkollore.

Adoleshentëve u kërkohet të mësojnë se si të përdorin armët.

Pesë momente që përcaktuan vitin katastrofik të Putinit gjatë luftës së tij në Ukrainë
Lexo po ashtu Pesë momente që përcaktuan vitin katastrofik të Putinit gjatë luftës së tij në Ukrainë

Një trashëgimi nga epoka sovjetike që i bëri ata të buzëqeshnin para luftës. Jo më.

“Fatkeqësisht, ne duhet ta mësojmë këtë, për të mbrojtur Ukrainën tonë, shtëpitë dhe familjet tona”, thotë Anastasia 16-vjeçare.

Gorenka, fshati ku njerëzit dhe bizneset po vazhdojnë të ‘lulëzojnë’

Fshati Gorenka, në rrethin e Buchas, u shkatërrua gjatë pushtimit rus.

Këtu, vullnetarë të rinj nga OJQ-ja, “Brave to Rebuild”, kanë ardhur për të pastruar rrënojat.

Kjo rritje e solidaritetit i ka dhënë shpresë Tetianas, banore vendase, shtëpia e së cilës është shkatërruar.

Si arritën ukrainasit të mashtrojnë rusët, Kremlini mendonte se po i shkatërrojnë sistemet raketore të Kievit – doli të jenë nga goma të mbushura me ajër
Lexo po ashtu Si arritën ukrainasit të mashtrojnë rusët, Kremlini mendonte se po i shkatërrojnë sistemet raketore të Kievit – doli të jenë nga goma të mbushura me ajër

“Më kthyen nga një botë tjetër”, tha ajo për euronews duke shtuar se “tani jemi duke pastruar në mënyrë që më pas të mund të rindërtojmë”.

Para luftës, Gorenka ishte shtëpia e shumë kompanive që punësonin mijëra njerëz.

Shumica e tyre u shkatërruan, por jo të gjitha.

Rifillimi i punës ishte thelbësor për prodhuesin e celularëve, Ugears, i cili ka më shumë se 200 punonjës, edhe në kohë lufte.

“Unë mendoj se është e rëndësishme për Ukrainën, sepse ajo të jep krenari dhe e bën të qartë se ne jemi të pathyeshëm dhe se mund të ngrihemi përsëri, pavarësisht nga të gjitha shkatërrimet”, thotë Robert Milaiev, Shefi i Inxhinierisë.

Një ditëlindje në një strehë në Borodyanka

Borodyanka është rreth pesëdhjetë kilometra larg Kievit, një ndër qytetet më të bombarduara në rajon.

Banorëve të një prej lagjeve më të shkatërruara të këtij qyteti nuk u ka mbetur asgjë. Mijëra njerëz janë zhvendosur.

Disa kanë gjetur strehim në qendrat e përkohshme të strehimit, të financuara nga Polonia.

Ndërsa vizitojmë njërën prej tyre, thotë gazetarja, vullnetarë nga Fondacioni i Ushqimit po dërgojnë atje mallra për komunitetin.

Ata e befasojnë Tamaran, një prej banorëve, me një buqetë lulesh me trëndafila të kuq.

“Sot është ditëlindja ime”, thotë Tamara.

“Një vit më parë ishim ulur rreth një tavoline, kishte muzikë. Kemi ndarë kujtime të këndshme. Dhe tani nuk di çfarë të kujtojë. Nuk ka asgjë për të kujtuar. Ne presim vetëm fitoren. Shpresojmë që të vijë shpejtë sepse më nuk durojmë dot”, përfundon ajo me zë të thyer.

Kharkiv, qyteti i pajisjeve për ushtrinë

Kharkiv, në verilindje të Ukrainës, për muaj të tërë ishte dëshmitar i luftërave intensive para se ushtria ukrainase të detyronte trupat ruse të tërhiqeshin plotësisht nga rajoni në muajin shtator të vitit të kaluar.

Por është një rezistencë për të cilën qyteti i dytë i Ukrainës ka paguar një çmim të rëndë.

Disa muaj më vonë, tensioni është ende i lartë në Kharkiv. Rreth tridhjetë kilometra larg kufirit rus, vazhdon të jetë nën zjarr nga raketat e Rusisë.

Natalya Poniatovska është menaxhere e një punëtorie që është përshtatur me luftën. Ajo qepte rroba për gra para pushtimit rus.

Tani, ajo dhe ekipi i saj po i vënë aftësitë e tyre në shërbim të ushtrisë ukrainase.

“Kush do ta kishte menduar se ne do të qepnim veshje për ushtrinë”, deklaroi ajo.

Çanta shpine, jelek anti-plumb, barela, veshje termike, janë vetëm disa nga artikujt që bëhen këtu dhe dërgohen në vijën e parë të frontit të luftës.

Lufta në numra gjatë një viti
Lexo po ashtu Lufta në numra gjatë një viti

“Ne bëjmë gjithçka që i shërben luftës, si këto çanta shpine për Forcat e Armatosura”, shpjegoi Natalya.

“Ushtria na njoftoi se njëzet e nëntë burra që ishin rrethuar, arritën të shpëtonin sepse kishin të veshur pajisjet që i lejonte ata të mos dalloheshin”, shtoi ajo.

“Falë kësaj, ata janë të gjithë të gjallë dhe të shëndetshëm. Kjo është arsyeja pse ne jemi krenarë për atë që bëjmë! Ajo që e motivon ekipin është fitorja. Ne këtu nuk jemi duke e pritur vetëm fitoren, ne po punojmë për ta arritur atë të ndodhë sa më shpejt të jetë e mundur. Kam një nip trevjeçar. Dua që ai të rritet në një Ukrainë të lirë. Kjo është gjëja e parë që më vjen në mendje kur zgjohem në mëngjes”, rrëfen ajo.

‘Pikat e pathyeshme’ të Saltivkas

Saltivka është vetëm njëzet kilometra larg kufirit rus dhe është pika hyrëse në qytetin e Kharkiv-it.

Shkalla e shkatërrimit është e madhe. Para luftës, zona kishte rreth 40 mijë banorë. Tani kanë mbetur vetëm dy deri në tre mijë njerëz.

Olga nuk i mban dot lotët teksa shikon rrënojat e një prej ndërtesave të shkatërruara. Burri i saj u vra në Saltivka teksa po shkonte në karburant.

Kush po fiton në Ukrainë - dhe çfarë do të ndodhë më pas?
Lexo po ashtu Kush po fiton në Ukrainë - dhe çfarë do të ndodhë më pas?

“Ata shkatërruan gjithçka”, bërtet ajo duke shtuar se “na lanë pa të dashurit tanë, pa prindër, pa burra, pa djem. Pa jetën tonë të mëparshme. Pa punë … pa asgjë”.

Rindërtimi është duke u zhvilluar, por detyra është e madhe dhe e ardhmja është e pasigurt. Jeta e përditshme është një sfidë për ata që qëndruan në vend.

Shpërndarja e ndihmave humanitare për shumë është mënyra e vetme për të mbijetuar.

Të ashtuquajturat ‘pika të pathyeshme’ janë ngritur gjithashtu këtu në tenda ose strehimore, si në të gjitha pjesët e Ukrainës. Atje, njerëzit mund të gjejnë pak ngrohtësi dhe të rimbushin bateritë e tyre, në çdo kuptim të fjalës.

Oleksyn 21 vjeçar është një prej shumë ukrainasve që shkon rregullisht atje, ku karrikon telefonin, pinë një pije të ngrohtë ose thjesht shikon televizor.

“Është e pamundur të rivendoset rrjeti i furnizimit me ujë dhe gaz, as ndonjë shërbim. Nuk do të përmirësohet për sa kohë të ketë luftë”, thotë ai.

Sipas ushtarakut amerikan, mesatarja e mbijetesës së një ushtari në luftimet në lindje të Ukrainës është katër orë
Lexo po ashtu Sipas ushtarakut amerikan, mesatarja e mbijetesës së një ushtari në luftimet në lindje të Ukrainës është katër orë

“Nëse komuniteti evropian dhe bota më dëgjojnë, unë do të doja t’i bëja thirrje që të ndërmarrin veprime më vendimtare, pikërisht tani, përpara se rusët të mobilizojnë masivisht trupa të reja në territorin tonë”, u lut 21-vjeçari.

“Jemi në një moment kur mund ta ndalim këtë luftë tani, me masa të forta. Por ne kemi nevojë për ndihmën tuaj dhe veprime vendimtare nga ana juaj”, përfundon Oleksy.

Ndryshe, Rusia ka nisur pushtimin e pajustifikueshëm të shtetit ukrainas më 24 shkurt të vitit të kaluar duke shkaktuar mijëra viktima dhe dëme materiale. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Flet i dyshuari që plagosi kryeministrin sllovak - tregon motivin pse e kreu atentatin ndaj Ficos

Flet i dyshuari që plagosi kryeministrin sllovak - tregon motivin pse e kreu atentatin ndaj Ficos

Evropa
Është më i vogël se një fushë futbolli dhe ka 1000 banorë: Shikoni si duket ishulli më i populluar në botë

Është më i vogël se një fushë futbolli dhe ka 1000 banorë: Shikoni si duket ishulli më i populluar në botë

Afrika
Kryeministri sllovak në gjendje kritike në spital pasi u qëllua disa herë

Kryeministri sllovak në gjendje kritike në spital pasi u qëllua disa herë

Evropa
Publikohen pamjet e momentit të atentatit ndaj kryeministrit sllovak

Publikohen pamjet e momentit të atentatit ndaj kryeministrit sllovak

Evropa
Kush është Robert Fico, kryeministri i plagosur sllovak?

Kush është Robert Fico, kryeministri i plagosur sllovak?

Evropa
Fermeri në Uells u detyrua të vriste qentë e tij pasi ata sulmuan egërsisht disa dele – pamje që përshkruajnë ngjarjen

Fermeri në Uells u detyrua të vriste qentë e tij pasi ata sulmuan egërsisht disa dele – pamje që përshkruajnë ngjarjen

Evropa
Kalo në kategori