LAJMI I FUNDIT:

E shiti për vetëm 600 mijë euro, Arsenali tani kërkon rikthimin e Malen

E shiti për vetëm 600 mijë euro, Arsenali tani kërkon rikthimin e Malen

Donyell Malen është njëri nga futbollistët holandez më në formë.

Sulmuesi i talentuar ka shkëlqyer me PSV Eindhoven në këtë fillim edicion me gola e asistime.


Në 14 ndeshjet e para në të gjitha garat, Malen ka shënuar 11 gola dhe ka dhuruar katër asistime.

Kaq ka mjaftuar që vlera e tij të rritet shumë në tregun e transferimeve, pasi tani PSV e vlerëson rreth 60 milionë euro.

Në vitin 2015 Malen u largua nga akademia e Ajaxit për t’iu bashkuar Arsenalit, por në Londër qëndroi vetëm dy vite.

Malen sa ishte pjesë e Arsenalit

Në vitin 2017 PSV e bleu për 600 mijë euro duke e lënë në skuadrën e dytë që të marrë përvojën e duhur.

Tani pas shpërthimit të tij, Arsenali kërkon ta rikthej në Londër holandezin, por do të jetë tejet e vështirë.

Interesim për të kanë shfaqur edhe skuadrat tjera të mëdha si Bayern Munich, PSG e Liverpool. /Telegrafi/