LAJMI I FUNDIT:

E shikonte me lakmi si luante në telefon, udhëtari ia dha vogëlushit telefonin të luante video-lojë (Video)

E shikonte me lakmi si luante në telefon, udhëtari ia dha vogëlushit telefonin të luante video-lojë (Video)

Udhëtari që ndodhej në një tren të Nju Jorkut, ia dha telefonin një vogëlushi që të luante një video-lojë, derisa po udhëtonin së bashku.

Pamjet mbresëlënëse janë kapur nga Kia Tatiyana Davis, që u gjet në kohë dhe hapësirë të duhur, për të zënë momentin e këndshëm, transmeton Telegrafi.

Gjithçka ndodhi pasi vogëlushi e vështronte atë me lakmi, andaj ai nuk hezitoi që t’ia huazonte telefonin, që edhe ai të përjetonte lojën për një moment.

Videoja e postuar në llogarinë e Davis në Facebook, ka mbledhur shumë reagime pozitive, si dhe lëvdata për udhëtarin u kujdesshëm. /Telegrafi/