LAJMI I FUNDIT:

E rrallë: Kinezja me bri në kokë (Video)

E rrallë: Kinezja me bri në kokë (Video)

Një grua kineze 87 vjeçare është vizituar te mjeku për një gjë interesante. I biri i Liang Xiuzhen, gruas së moshuar nga Kina Perëndimore, e ka dërguar të ëmën në spital për shkak se në kokë të saj është rritur një bri.

E gjitha ka filluar para tetë vitesh kur në kokë i është paraqitur një nishan i zi, në vendin ku sot është rritur briri.

Më pas ka filluar kruarja dhe familja kishe filluar ta trajtojë me një ilaç bimor popullor, dhe meqë nuk kishte ndonjë efekt anësor ata vazhduan ta përdornin pa shqetësime.

Por para dy vitesh nishani ishte hapur dhe një bri i vogël filloi të rritej nga lëkura.


Djali i së moshuarës thotë se e dërgoi nënën në spital dhe mjekët nuk arritën t’i japin një diagnozë.

Brenda gjashtë muajsh, briri në kokën e kinezes u bë më i madh dhe mjaft i dukshëm.

Duke folur për gjendjen e saj, Liang thotë se për momentin vetëm po jep dhimbje: “Ndonjëherë më dhemb aq shumë sa kur jam duke fjetur më zgjon nga gjumi”.

Tani që është rritur, briri duket tamam si ai i kafshëve, nga ngjyra dhe nga forma.

Mjekët kanë deklaruar se struktura mund të largohet me anë të operacionit, por kjo varet nga gjendja psiqike dhe fizike e pacientes.

Por bazuar në faktin se është rritur në mënyrë aq të shpejtë, mjekët shqetësohen edhe se ai mund të jetë kanceroz.

Edhe pse kjo gjendje është e rrallë, nuk është hera e parë që një gjë e tillë është raportuar.

Në vitin 2010 një grua kineze 101 vjeçare është raportuar se e ka një bri “djalli” duke u rritur në kokën e saj dhe nuk bëhet e ditur nëse ka marrë ndonjë trajtim.

Në trend Fun

Më shumë
Trudeau largohet nga Parlamenti

Trudeau largohet nga Parlamenti "me gjuhën jashtë dhe një karrige në dorë" – bien në sy komentet në mediat sociale

Interesante
Pretendon të ketë udhëtuar në kohë - parashikimet e tij për 2025 po tërheqin vëmendje të madhe

Pretendon të ketë udhëtuar në kohë - parashikimet e tij për 2025 po tërheqin vëmendje të madhe

Virale
Bllokohen 8 nga 12 tualetet, piloti i aeroplanit me 300 pasagjerë në bord kthehet në gjysmë të rrugës – udhëtonte nga Çikago në Delhi

Bllokohen 8 nga 12 tualetet, piloti i aeroplanit me 300 pasagjerë në bord kthehet në gjysmë të rrugës – udhëtonte nga Çikago në Delhi

Interesante
Njihuni me “Hulkun” shqiptar – lirisht mund të thuhet se është njeriu më i fortë që ka sot Kosova (Video)

Njihuni me “Hulkun” shqiptar – lirisht mund të thuhet se është njeriu më i fortë që ka sot Kosova (Video)

Interesante
Psikiku që parashikoi tentativën për vrasjen e Trumpit jep parashikimin e tij për zgjedhjet presidenciale në SHBA

Psikiku që parashikoi tentativën për vrasjen e Trumpit jep parashikimin e tij për zgjedhjet presidenciale në SHBA

Reklamacioni

Reklamacioni

Fun
Kalo në kategori