LAJMI I FUNDIT:

E premte tragjike në Shqipëri, mbyten katër persona në ujërat e lumenjve

E premte tragjike në Shqipëri, mbyten katër persona në ujërat e lumenjve

E premtja e 31 korrikut ka rezultuar tragjike për katër persona të cilët kanë humbur jetën në ujërat e lumenjve të vendit tonë.

Ngjarja e parë tragjikë është shënuar mesditën e sotme ku një 14 vjeçar  me iniciale F.P dhe një 39-vjeçar i identifikuar si Dhurim Arra.


Ata kishin shkuar për t’u larë pasditen e djeshme dhe prej disa orësh kishin humbur kontaktet me familjarët të cilët kanë kërkuar ndihmë për gjetjen e tyre.

Pas shumë orësh në ankth, ata u lajmëruan këtë mëngjes për ndarjen nga jeta të dy të rinjve.

Ndërsa dy persona të tjerë janë mbytur pasditen e sotme. Një 30-vjeçar humbi jetën në pasi po lahej në lumin Vjosë, ndërsa polumbarët po punojnë për gjetjen e trupit të tij.

Tragjike ka rezultuar kjo e premte edhe për një 17-vjeçar ende i paidentifikuar i cili është nxjerrë pa shenja jete nga ujërat e lumit Drin./abcnews.al