LAJMI I FUNDIT:

E pra ju pini pije me akull: Çdo e katërta kube e akullit nëpër bare përmban baktere fekale!

E pra ju pini pije me akull: Çdo e katërta kube e akullit nëpër bare përmban baktere fekale!

Analiza ka treguar që 26 për qind të mostrave të marra nuk ishin në rregull as kimikisht as nga pikëpamja shëndetësore, sepse në akull janë gjetur baktere siç janë: E.coli, pseudomans dhe enterokokat.

Çdo i katërti kub akulli për ftohje të pijeve në bare, kantina dhe restorante zvicerane nuk i plotëson standardet ligjore shëndetësore dhe përmban baktere fekale siç është E.coli, transmeton Telegrafi.


Rezultatet e analizës kimike të bareve në gjithë Zvicrën, sipas studimit, këto ditë do të publikohet zyrtarisht: 26 për qind të mostrave të marra nuk ishin në rregull as kimikisht as nga pikëpamja shëndetësore, sepse në akull janë gjetur baktere siç janë: E.coli, pseudomans dhe enterokokus.

Këto baktere mund të shkaktojnë probleme gastrointestinale.

Rezultatet tregojnë për kushtet johigjienike të punës së aparateve për bërjen e akullit, të cilat shpesh mbahen në bodrume, nuk mirëmbahen dhe nuk pastrohen mirë.

Bakteret janë gjetur në sasinë e cila mbase nuk është e rrezikshme për shëndetin për personat e shëndetshëm, mirëpo mund të shkaktojë sëmundje serioze te personat me imunitet të dobët, ka theksuar drejtoresha e unionit, Sara Stadler, shkruan revista SonntagsBlick.

Ajo propozon që kamerierët zviceranë dhe barmenët në të ardhmen kubet e akullit t’i qesin në pije vetëm me kërkesën e theksuar të mysafirëve, por jo pa i pyetur ata, siç e bëjnë shpesh.

Pasi që të lexoni këtë tekst, do të mendoni dy herë se a i dëshironi vërtet në pijen tuaj. / Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Ushqim i shëndetshëm
Kalo në kategori