LAJMI I FUNDIT:

Avokati Sejdiu: E përjashtuan nga puna pasi lajmëroi parregullsi në Fondin e Sigurimeve Shëndetësore

Avokati Sejdiu: E përjashtuan nga puna pasi lajmëroi parregullsi në Fondin e Sigurimeve Shëndetësore

Avokati Korab Sejdiu ka treguar që qe tri vite ka filluar ta trajtojë rastin e zyrtarit të prokurimit në Fondin e Sigurimeve Shëndetësore, i cili kishte sinjalizuar drejtorin e këtij e institucioni, duke pretenduar që ishte vënë nën trysninë e tij për të nënshkruar një kontratë ekonomikisht më të pafavorshme për buxhetin e Kosovës.

Bëhet fjalë për Alban Pozhegun. Ai kishte respektuar të gjitha procedurat e Ligjit për mbrojtjen e sinjalizuesve.


Fillimisht kishte raportuar te zyrtari për këtë çështje në FSSH, por ky i fundit nuk e kishte proceduar lëndën.

“Zanafilla ka qenë te nënshkrimi i një kontrate e cila ka qenë më e shtrenjta e që zyrtari i prokurimit kishte refuzuar ta nënshkruajë sepse nuk ka qenë më e favorshme për institucionin. Pozita e sinjalizuesit ishte pezulluar dhe kjo kontratë ishte nënshkruar”, ka thënë Sejdiu.

Ky sinjalizues është i papunë dhe është duke u ballafaquar me tri padi ndërsa ka fituar edhe një dëmshpërblim pasi që është diagnostikuar me diabet shkaku i presionit dhe ngarkesave që ka përjetuar gjatë asaj periudhe. /Kallxo.com/

Në trend Lajme

Më shumë
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Siguri
A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

Lajme
Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet

Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet

Siguri
Meta: Ambasadorin italian do ta kisha shpallur “non grata” në Shqipëri

Meta: Ambasadorin italian do ta kisha shpallur “non grata” në Shqipëri

Lajme
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Lajme
Konkursi për gradimin e policëve, dyshohet për favorizime të familjarëve të eprorëve

Konkursi për gradimin e policëve, dyshohet për favorizime të familjarëve të eprorëve

Siguri
Kalo në kategori