LAJMI I FUNDIT:

“E pashë rastësisht dhe e vrava”, zbardhet dëshmia e Habib Rexhës në polici

“E pashë rastësisht dhe e vrava”, zbardhet dëshmia e Habib Rexhës në polici

Habib Rexha u vetëdorëzua sot, 2 ditë pasi vrau me një plumb në kokë Arjan Gosën në Kavajë, në shenjë hakmarrjeje për vrasjen e vëllait të tij 2 muaj më parë.

Reklama

Në dëshminë e tij në polici, Rexha ka thënë se ditën e ngjarjes ka qenë rastësisht në të njëjtën zonë me Arjan Gosën dhe se në makinë ka qenë me një shokun e tij, i cili nuk ka qenë në dijeni të situatës.

Rexha është shprehur se nuk e kishte planifikuar krimin, por rastësisht kishte parë Gosën dhe kishte vepruar nga gjaknxehtësia.

“Isha përballë kafenesë, në një kancelari, kur kam parë Arjan Gosën në kafene me babanë e tij. U largova 300-400 metra, parkova makinën dhe u nisa në drejtim të lokalit në këmbë. Nuk isha duke e ruajtur. E pashë rastësisht dhe veprova nga gjaknxehtësia.

Në makinë isha me një shokun tim. Dhe po me shokun jam larguar në fillim drejt Durrësit e më pas në Kukës. Vendosa të vetëdorëzohesha me kërkesë të babait tim në bashkëpunim me policinë”, mësohet të ketë thënë Rexha në polici, raporton euronewsal.

Në trend Lajme

Më shumë
Borrell paraqet tri kërkesa për tejkalimin e krizës në veri, 'dështimi i tyre do të ketë pasoja të rënda'

Borrell paraqet tri kërkesa për tejkalimin e krizës në veri, 'dështimi i tyre do të ketë pasoja të rënda'

Lajme
Trazirat në veri, Rama: Kurti e Osmani nuk kërkuan të konsultohen me mua - nuk jam baba i Kosovës

Trazirat në veri, Rama: Kurti e Osmani nuk kërkuan të konsultohen me mua - nuk jam baba i Kosovës

Lajme
Kurti flet me zyrtarin e Shtëpisë së Bardhë dhe tre senatorë amerikanë, thotë të ndalet dhuna e grupeve të mbështetura nga Beogradi

Kurti flet me zyrtarin e Shtëpisë së Bardhë dhe tre senatorë amerikanë, thotë të ndalet dhuna e grupeve të mbështetura nga Beogradi

Lajme

"1000 vjet në dy minuta" - gazetarja e CNN-it shpjegon historinë mes Kosovës dhe Serbisë

Politikë
Kurti: Mua më ka zgjedhur populli, s’jam emëruar nga ambasadori

Kurti: Mua më ka zgjedhur populli, s’jam emëruar nga ambasadori

Lajme
Berisha për situatën në Kosovë: Një nga nxitësit ka qenë direkt Edi Rama

Berisha për situatën në Kosovë: Një nga nxitësit ka qenë direkt Edi Rama

Lajme
Kalo në kategori