LAJMI I FUNDIT:

E paqartë nëse konvoji rus jashtë Kievit ekziston më – thotë Pentagoni

E paqartë nëse konvoji rus jashtë Kievit ekziston më – thotë Pentagoni

Në fillimet e agresionit në Ukrainë, një autokolonë e automjeteve ruse që shtrihej rreth 65 kilometra u fotografua derisa supozohej se po shkonte në drejtim të kryeqytetit ukrainas, Kiev.

Kjo ngeci pasi pushtimi rus humbi ritmin, dhe sot Pentagoni ka pranuar se është e paqartë nëse ajo kolonë ende ekziston apo jo.


“Unë as nuk e di nëse ekziston ende në këtë pikë… Ata kurrë nuk e kanë përmbushur vërtetë misionin e tyre”, tha zëdhënësi i Pentagonit, John Kirby, shkruan Sky News, përcjell Telegrafi.

Biden: Ka disa indikacione se Putini po izolohet dhe po ndëshkon këshilltarët e tij
Lexo po ashtu Biden: Ka disa indikacione se Putini po izolohet dhe po ndëshkon këshilltarët e tij

Kolona u bë një simbol i vështirësive ruse në fushën e betejës më herët gjatë agresionit dhe ishte sulmuar vazhdimisht nga forcat ukrainase gjatë javëve të para.

Ndërkohë, Kirby tha për Fox News se SHBA dëshiron që kufijtë e Ukrainës të respektohen si përpara se të fillonte agresioni më 24 shkurt.

Ai shtoi se duket se Rusia po i jep përparësi marrjes së rajonit lindor të Donbasit. /Telegrafi/