LAJMI I FUNDIT:

Biden: Ka disa indikacione se Putini po izolohet dhe po ndëshkon këshilltarët e tij

Biden: Ka disa indikacione se Putini po izolohet dhe po ndëshkon këshilltarët e tij

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden tha të enjten se ka disa indikacione se presidenti rus Vladimir Putin po izolohet dhe po ndëshkon disa nga këshilltarët e tij, por shtoi se SHBA nuk ka shumë prova të forta për ta thënë këtë me siguri.

Sipas CNN, përcjell Telegrafi, kur është pyetur se sa keq po keqinformohet presidenti rus nga këshilltarët e tij, Biden u përgjigj: “… Ka shumë spekulime, por ai duket se – nuk po e them me siguri – ai duket se është i izoluar dhe ka disa indikacione se ai ka pushuar nga puna ose ka vënë në arrest shtëpie disa nga këshilltarët e tij”.


Shumë trupa ruse janë larguar nga centrali i Çernobilit - thotë firma bërthamore ukrainase
Lexo po ashtu Shumë trupa ruse janë larguar nga centrali i Çernobilit - thotë firma bërthamore ukrainase

Zyrtarët e qeverisë amerikane kanë shprehur besim këtë javë në vlerësimin e inteligjencës që tregon se “Putini po keqinformohet nga këshilltarët ushtarakë për suksesin e performancës së ushtrisë ruse gjatë luftës, e cila ka vazhduar për më shumë se një muaj”.

Biden gjithashtu vuri në dukje se ai është “skeptik” që Putini do të tërheqë të gjitha forcat e tij nga rrethi i kryeqytetit ukrainas, Kiev.

“Deri më tani nuk ka asnjë provë të qartë se ai po tërheq të gjitha forcat e tij nga Kievi”, ka thënë Biden. “Ka gjithashtu prova që ai po shton trupat e tij në zonën e Donbasit”. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Historia e trishtueshme e njeriut që nuk është pastruar për 60 vjet - mjekja tregon se pse ai e shmangu ujin e sapunin

Historia e trishtueshme e njeriut që nuk është pastruar për 60 vjet - mjekja tregon se pse ai e shmangu ujin e sapunin

Azia
Ukraina shkatërroi raketën 6.5 milionë dollarëshe të rusëve

Ukraina shkatërroi raketën 6.5 milionë dollarëshe të rusëve

Evropa
Duke përdorur Google Maps, zbardhet rasti i çuditshëm në Belgjikë - kjo foto zbuloi fatin e trishtueshëm të një gruaje të moshuar

Duke përdorur Google Maps, zbardhet rasti i çuditshëm në Belgjikë - kjo foto zbuloi fatin e trishtueshëm të një gruaje të moshuar

Evropa
“Mos ia lejoni vetvetes këtë”, për çfarë pendohen më së shumti njerëzit para se të vdesin

“Mos ia lejoni vetvetes këtë”, për çfarë pendohen më së shumti njerëzit para se të vdesin

Botë
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia
Arrestim i papritur dhe skandal korrupsioni: A po përçahet rrethi i ngushtë i Putinit?

Arrestim i papritur dhe skandal korrupsioni: A po përçahet rrethi i ngushtë i Putinit?

Botë
Kalo në kategori