LAJMI I FUNDIT:

E pabesueshme por e vërtetë: Vizitoi 12 vende për 24 orë (Foto)

E pabesueshme por e vërtetë: Vizitoi 12 vende për 24 orë (Foto)

Britaniku Adam Leyton, ka arritur që brenda 24 orëve të vizitojë më shumë se 12 vende, dhe kështu ka arritur një rekord të ri botëror, raporton Daily Mail.

Ai kishte filluar rrugëtimin e tij në ora shtatë të mëngjesit, nga Perla në Gjermani për të vazhduar në Luksemburg, duke kaluar nëpër Belgjikë, Holandë, Danimarkë, Suedi, Poloni, Çeki, Sllovaki, Hungari duke përfunduar udhëtimin në Austri, transmeton Telegrafi.

Në dy kilometrat e fundit ai është detyruar të vrapoj, në mënyrë që të kaloi në kohë kufirin e Austrisë, dhe kështu ka arritur të futet në librin e rekordeve Ginis. Në sajë të këtij projekti, ai kishte mbledhur 1.000 funte të cilat i dhuroi për bamirësi.


Udhetimi 2

Leyton-it i kishte shkrepur kjo ide në kokë, kur dëgjoi për historinë e tre burrave të cilët në shkurt të vitit të kaluar thyen rekordin botëror, duke vizituar më së shumti vende brenda një dite. Megjithatë, ai në janar vendosi të niset në këtë aventurë dhe kështu filloi të bëjë planet.

“Kur e kuptova që Malmo është vetëm 10 minuta larg me tren nga Kopenhaga, të gjitha copëzat u përshtatën dhe e kuptova se është e mundur të thyhet rekordi. Kam dashur që këtë rrugëtim ta fillojë më 23 qershor, kur edhe pritet të mbahet referendumi për të mbetur në BE, por pasi që ndryshon orari në Evropë, jam detyruar të nisem më herët”, ka deklaruar ai.

Leyton për çështje strategjike kishte përzgjedhur Perlin për tu nisur, duke marrë parasysh se gjendet jo larg nga Shengeni në Luksemburg. Për vetëm 74 minuta ka vizituar katër vende: Gjermaninë, Luksemburgun, Francën dhe Belgjikën, dhe më pas ka fluturuar për në Amsterdam, ku kishte ndërruar aeroplanin për në Kopenhagë.

Udhetimi 3

Nga kryeqyteti danez me tren kishte kaluar urën Orezund, që lidhë Kopenhagën me Malmon në Suedi, dhe më pas është kthyer në Danimarkë dhe më aeroplan ka udhëtuar për në Varshavë.  Në Poloni kishte mbërritur pas 20 orëve.

Pastaj, rreth orës 5:45 të mëngjesit udhëtoi me autobus për në kufirin hungarez, ku kishte mbërritur në orën 6:38. Por atij i kishin mbetur vetëm edhe 23 minuta që t’i përshkoi duke vrapuar deri në kufirin austriak. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
Nëna pyeti vogëlushin nëse e mbylli vëllanë në dollap - reagimi i tij i bëri njerëzit të qeshin

Nëna pyeti vogëlushin nëse e mbylli vëllanë në dollap - reagimi i tij i bëri njerëzit të qeshin

Fun
Nëna ka filmuar hapat e parë të vajzës së saj teksa ishin në një restorant

Nëna ka filmuar hapat e parë të vajzës së saj teksa ishin në një restorant

Fun
Ajo po ecte në plazh, më pas u rrëzua papritur - gruaja për pak sa nuk u

Ajo po ecte në plazh, më pas u rrëzua papritur - gruaja për pak sa nuk u "gëlltit" nga rëra

Fun
Gati shpërtheu një përleshje masive: Një adoleshent vendosi “të marrë masa” kundër çiftit që po putheshin në një plazh të SHBA-së

Gati shpërtheu një përleshje masive: Një adoleshent vendosi “të marrë masa” kundër çiftit që po putheshin në një plazh të SHBA-së

Fun
Vajza i mori qenit tasin me ushqim, shikoni si ka reaguar ai

Vajza i mori qenit tasin me ushqim, shikoni si ka reaguar ai

Fun
Psikiku që parashikoi tentativën për vrasjen e Trumpit jep parashikimin e tij për zgjedhjet presidenciale në SHBA

Psikiku që parashikoi tentativën për vrasjen e Trumpit jep parashikimin e tij për zgjedhjet presidenciale në SHBA

Interesante
Kalo në kategori