E njihni si aktor të madh, por ai është një këngëtar fantastik (Video)

Bruce Willis është një nga aktorët ikonikë të ekranit, sidomos të zhanrit aksion, mirëpo talentet tija janë të shumta.
Një nga to është edhe këndimi. Pasionin për muzikën e ka nisur që në vitet e tetëdhjeta duke publikuar albume, përpilime të ndryshme, por edhe duete.
Deri më tani, ai ka lansuar tre solo albume: “The Return of Bruno” (1987), “If It Don’t Kill You, It Just Makes You Stronger” (1989) dhe “Classic Bruce Willis: The Universal Masters Collection” (2001).
Ai ka bërë edhe temat muzikore të serialit “Moonlighting” (“Good Lovin'”), pastaj duetet me Danny Aiellon, “Swinging on a Star” dhe “Side by Side” për komedinë “Hudson Hawk”, këngët për filmin e animuar “Rugrats Go Wild”, “Big Bad Cat” (me Chrissie Hynde) dhe “Lust for Life” etj.
Më poshtë mund ta dëgjoni Bruce Willisin në rolin e këngëtarit. /Telegrafi/





















































