LAJMI I FUNDIT:

E mori për ta testuar, kroati zhduket bashkë me veturën Audi në vlerë rreth 48 mijë euro – Gjermania në kërkim të tij

E mori për ta testuar, kroati zhduket bashkë me veturën Audi në vlerë rreth 48 mijë euro – Gjermania në kërkim të tij

Policia gjermane është në kërkim të një burri që dyshohet se ka vjedhur një makinë nga një shitës makinash në Albbruck të Gjermanisë.

“Të shtunën, më datë 21.10.2023, rreth orës 12:50, është lëshuar për testim një automjet tip Audi i cilësisë së lartë, i cili ende nuk është kthyer. Sipas informacioneve të deritanishme, i dyshuari për krimin është një kroat 41-vjeçar me banim jashtë vendit”, citohet të ketë thënë policia gjermane, përcjell Telegrafi.


Siç shtojnë ata, i dyshuari ka marrë një veturë Audi RS3 blu për një provë.

Kthimi i veturës ishte rënë dakord që të ndodhte rreth orës 13:30, por kjo nuk ka ndodhur.

Për këtë arsye, autosalloni ka kontaktuar policinë.

Vetura thuhet se ka një vlerë aktuale rreth 48 mijë euro. /Telegrafi/