Prezenca e Ivica Daçiq ka bërë që e mbijetuara e dhunës seksuale nga Kosova ta lëshojë sallën ku po diskutohej për parandalimin e dhunës seksuale. Në Konferencën Ndërkombëtare Ministrore për Parandalimin e Dhunës Seksuale në Luftë, ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq, nuk mbajti përgjegjësi për krimet e kryera që Serbia i ka kryer në Kosovë.
Shyrete Tahiri Sulimani ka deklaruar se nuk mundi gjatë ditës së djeshme të dëgjojë fjalimin e Daçiq, meqë nuk po ndjehej mirë.
Ajo dje dhe sot po merr pjesë në këtë konferencë të organizuar në Londër, e ftuar si e mbijetuar e dhunës seksuale e luftës së fundit në Kosovë.
“Unë jam e ftuar si e mbijetuar e luftës nga Kosova. Kështu që dje në panel unë e pash ministrin e Punëve të Jashtme, Ivica Daçiq dhe u largova nga salla. Sepse nuk e ndjeva veten rehat dhe mirë. Kështu që ekipi është marrë me këtë çështje dhe shpresoj që të mos kemi situata të tjera”, deklaron ajo për KosovaPress.
Tahiri Sulimani shpreson që të mbijetuarat mos të përballen më me përgjegjës të këtyre krimeve.
“Unë kisha propozuar që herave të tjera me qenë më vigjilent dhe të jemi më të sigurt se si ndjehen të mbijetuarat dhe prezenca e këtyre nuk është e këndshme, kështu që shpresoj që herave tjera nuk do të ketë këso incidente”, shton ajo.
Në këtë konferencë po merr pjesë edhe drejtoresha e Qendrës Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës, Feride Rushiti.
Ajo deklaron se Daçiq në fjalimin e tij kishte tendencë të mbante “ligjëratë para studentëve”.
“Gjatë diskutimeve në panelet e parapara gjatë ditës, prezent ishte edhe ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, i cili nuk tha asgjë tjetër. Dihet mirë fakti që Serbia ende as nuk ka pranuar, as ka bërë kërkim falje dhe as ka marrë ndonjë përgjegjësi në raport me krimet e luftës. Takimi i tij ishte më shumë një takim, në panelin në të cilin ai mori pjesë mbante ligjërata sikur para studentëve. Duke thënë që Serbia duhet të punojë në parandalim, t’i edukojë të rinjtë dhe të ndajë përvojat e veta. Realisht pjesë e atij forumi ishin edhe të mbijetuarit e dhunës seksuale nga ballkani, përfshirë këtu edhe Shyrete Tahiri Sulimani, por edhe nga Bosnjë-Hercegovina dhe nga Kroacia”, deklaron ajo.
Fjalimi i ministrit të Jashtëm të Serbisë, Rushiti shton se ka irrituar pothuajse të gjithë të pranishmit.
“Prezenca e tij i irritoi dhe i bëri të mbijetuarit e dhunës seksuale, por edhe ne që ishim që të mos ndjehen mirë. Për faktin se Serbia si shtet, por edhe vet ministri Daçiq është një person i cili në të kundërtën ai vazhdimisht ka qenë i involvuar në regjimin e Millosheviqit. Gjuha e komunikimit të tij, vazhdimisht ka mbjellur urrejtje dhe jo tolerancë, në të kaluarën. Pa i pranuar asnjëherë faktet dhe të vërtetën e dhimbshme të Kosovës. pikë së pari, bëri që shumë të mbijetuar të cilët kanë qenë prezent në atë sesion ta lëshojnë konferencën, pastaj reagimet e organizatave joqeveritare dhe ku pasoi edhe në mënyrë kulmore me prezencën e zëvendëskryeministres, ministres së Jashtme, Donika Gërvalla”, shton Rushiti për KosovaPress.
Gjatë ditës së djeshme, ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla ka reaguar për prezencën e Daçiq në këtë konferencë. Ajo ka deklaruar se i njëjti është një nga autorët e këtyre krimeve, si dora e djathtë e diktatorit Slobodan Millosheviq.
Edhe ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga ka reaguar lidhur me prezencën e ministrit të Jashtëm të Serbisë, Ivica Daçiq në Konferencën Ndërkombëtare për Parandalimin e Dhunës Seksuale në Konflikt, që u mbajt në Londër.
Konferenca Ndërkombëtare Ministrore për Parandalimin e Dhunës Seksuale në Konflikt po mbahet në Londër. /kp/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit
Malet shqiptare tërheqin dhe gjermanët, veç natyrës vlerësojnë njerëzit, mikpritjen dhe ushqimin
“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan
Gjatë një operacioni policor në Prishtinë e Gjilan, gjenden dy bunkerë dhe armë zjarri
Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE
Departamenti amerikan i Shtetit demanton dyshimet e ngritura ndaj Escobarit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Gjenden pa shenja jete dy persona, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre