LAJMI I FUNDIT:

E majta: Kërkesat e lëvizjes protestuese duhet të plotësohen në tërësi!

E majta: Kërkesat e lëvizjes protestuese duhet të plotësohen në tërësi!

„Nëse negociatat nuk rezultojnë me marrëveshje të këtillë, do të vazhdojmë të protestojmë“ thonë nga e majta, transmeton Telegrafi Maqedoni.

„Bashkëluftëtarë e bashkëluftëtare, me luftën tonë të përbashkët dhe të qëndrueshme këto dy muaj, e penguam shfuqizimin e sundimit të së drejtës të cilën e kreu i ashtuquajtur Kryetar i RM. Kjo është hera e parë që ia dalim përmes protestave të korrim një fitore kaq të rëndësishme kundër regjimit!


Por kërkesat tona nuk përfundojnë me tërheqjen e faljeve. Kërkesat tona janë të shtatë kërkesat e „Protestoj”, thonë nga “E majta”.

Për zgjedhje demokratike, nevojitet edhe një marrëveshje  re, i cili nuk do të jetë i lidhur me afate, por me plotësimin e kushteve. Patjetër të pastrohet lista zgjedhore, të bëhen reforma në media, të ndahen partitë nga shteti, të bëhen ndryshime plotësuese të Kodit zgjedhor, me shpalljen e RM një njësi zgjedhore, si dhe kufizimin e financave që mund të harxhohen gjatë fushatës zgjedhore”, thuhet mes tjerash në njoftimin  e kësaj lëvizje.

“Nikola Gruevski nuk ka legjitimitet të organizojë zgjedhje të besueshme, prandaj insistojmë për një qeveri kalimtare të ekspertëve e cila do të ketë mandat për organizimin e zgjedhjeve të drejta dhe demokratike, thuhet në njoftimin e “E majta”./Telegrafi/