LAJMI I FUNDIT:

E lidhin të riun mbi veturë, për ta shfrytëzuar si “mburojë” kundër protestuesve (Video)

E lidhin të riun mbi veturë, për ta shfrytëzuar si “mburojë” kundër protestuesve (Video)

Një video shokuese është shfaqur së fundmi në internet që ka habitur botën, për faktin se në të shihet një burrë i lidhur mbi veturën ushtarake duke u përdorur si mburojë kundër sulmeve të mundshme të protestuesve.

Në video mund të shihet një i ri nga Kashmiri, duke qëndruar i lidhur mbi veturën e ushtrisë indiane, transmeton Telegrafi.


Ai është përdorur si mburojë për të mbrojtur veturat dhe ushtarët nga sulmet me gurë nga protestuesit.

Kashmiri vazhdon të jetë një zonë kontestuese, për të cilën pretendojnë se kanë të drejtë të dy palët ushtria indiane dhe ajo pakistaneze.

Derisa protestuesit po demonstronin në regjionin tani indian Beerëah, veturat ushtarake po kalonin përmes turmës së mbledhur. /Telegrafi/