LAJMI I FUNDIT:

E lidhën për një shtyllë dhe i vendosën pishtarë me flakë në kokë – demi i tmerruar “rënkonte nga frika dhe zemërimi” gjatë një festivali në Spanjë

E lidhën për një shtyllë dhe i vendosën pishtarë me flakë në kokë – demi i tmerruar “rënkonte nga frika dhe zemërimi” gjatë një festivali në Spanjë

Janë shfaqur pamjet e një demi që duket i tmerruar teksa është i lidhur me një shtyllë me litar, ndërsa rrëmbyesit i vendosin pishtarë me flakë në brirët e tij gjatë një festivali të vrapimit me dema në Spanjë.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, pamjet rrëqethëse, të filmuara më 18 gusht në komunën e Museros, Valencia, tregojnë momentin kur një dem i lidhur për një shtyllë, ndërsa organizatorët e ngjarjes vendosin një pajisje të ndezshme në brirët e tij.


Shoqëruesit ndezën pishtarët, duke bërë që kafsha “të rënkonte nga frika dhe zemërimi”, përpara se bisha të lëshohej duke vrapuar nëpër rrugë për të ndjekur frekuentuesit e festivalit.

Imazhet janë publikuar nga PACMA (Partia Animaliste Kundër Keqtrajtimit të Kafshëve) e Spanjës, e cila bën fushatë për t’i dhënë fund praktikës së njohur, por brutale të vendit.

Një zëdhënës i PACMA tha: ‘Partia Animaliste PACMA ka shpërndarë një video që mund të lëndojë ndjeshmërinë e shumë njerëzve, por jo për shkak të dhunës fizike, por për shkak të klithmave të ankthit të një demi”.

Ata thanë se ishte një ‘situatë që bagëtia e përjeton me ndjeshmëri të madhe’ që përbën ‘torturë të vërtetë’, sipas raporteve veterinare që kanë dokumentuar ngjarje të ngjashme.

Partia politike tha se demat torturohen në mbi 17,000 ngjarje që zhvillohen çdo vit në të gjithë Spanjën, duke theksuar se Valencia ka numrin më të lartë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Botë
SHBA-ja përgjon aeroplanët rusë

SHBA-ja përgjon aeroplanët rusë

Botë
Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Botë
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia

"Po na djegin, ju lutem na ndihmoni", rusët nuk kanë zgjidhje për sulmet me dronë të ukrainasve

Evropa
Shikoni videon që riktheu shpresën në Kiev, 42 tanke dhe mjete luftarake ruse shkatërrohen në Donetsk

Shikoni videon që riktheu shpresën në Kiev, 42 tanke dhe mjete luftarake ruse shkatërrohen në Donetsk

Evropa
Kalo në kategori