LAJMI I FUNDIT:

E lakoi emrin e Behgjet Pacollit për orientimin seksual, këshilltari i tij përplaset ashpër me analistin Arjan Curri

E lakoi emrin e Behgjet Pacollit për orientimin seksual, këshilltari i tij përplaset ashpër me analistin Arjan Curri

Jetlir Zymberaj, këshilltar i liderit të AKR-së, Behgjet Pacolli dhe analisti Arjan Curri, kanë debatuar në lidhje me deklaratat e këtij të fundit rreth jetës personale të biznesmenit dhe Naim Murselit.

Curri riktheu edhe njëherë në vëmendje se për shkak të deklaratës së tij, për orientimin seksual të vrasësit të dyshuar të Liridona Ademajt, ka marrë mesazhe nga këshilltari i Pacollit, i cili po ashtu ishte i përfshirë.


“Ti je më keq se Naimi”, iu drejtua analisti Jetlir Zyberaj, personi që i ka dërguar mesazhin.

Këshilltari i Pacollit pretendon se Curri i ka bërë deklaratat kundrejt një pagese, për shërbime të dikujt tjetër.

Arjan Curri: Unë kam marrë një mesazh kërcënues nga Jetliri. Po të doni jua jap detajet.

Jetlir Zyberaj: Edhe këtu po shpif, sepse nuk ka qenë një mesazh kërcënimi.

Arjan Curri: Mesazhi është i një niveli rrugaçëror.

Jetlir Zyberaj: Nëse ti më flet mua mesazh rrugaçëror pas një prezantimi jo prej rrugaçi por e një mercenari, që e ke pasur në këtë emision. Që të paguhet për shërbimëe të dikujt tjetër. Unë pp flas me fakte. Në interes të dikujt ka shpikur dhe binjen e tani po e përdor dhe ta them edhe pas emisionit emrin e asaj që po them unë.

Arjan Curri: Jo pas emisionit, tani. Thuaje këtu.

Jetlir Zyberaj: Pse them që ti e ke bërë për llogari të dikujt tjetër i bën ato. Lancimin e asaj piste ti e ke bërë pas arrestimit, kur prokuroria ende nuk kishte marrë dëshmitë. Ti dhe një lajm duke iu referuar Prokurorisë së Kosovës, gjë e cila qështë shpifje.

Arjan Curri: Bëni kallëzim.

Jetlir Zyberaj: E ke marrë besoj paralajmërimin për kallëzim. Pse e them ky i referohet burimeve nga Prokuroria e Kosovës, nga miq gazetarë.

Arjan Curri: Ky është nivel ordiner. Ti je më keq nga Naimi

Jetlir Zyberaj: Ordiner është ajo që ke bërë ti këtu.

Arjan Curri: Je zëvëndësuesi më i mirë i Naim Murselit.

Në trend Lajme

Më shumë
Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Lajme
Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
'Çmontohet' rrjeti i drogës në Spanjë, 14 të arrestuar përfshirë edhe shqiptarë që transportonin tonelata me kanabis në Evropë

'Çmontohet' rrjeti i drogës në Spanjë, 14 të arrestuar përfshirë edhe shqiptarë që transportonin tonelata me kanabis në Evropë

Lajme
Hoxha: Peter Stano po e luan rolin e “kaubojit”

Hoxha: Peter Stano po e luan rolin e “kaubojit”

Lajme
28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës

28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës

Drejtësi
Kalo në kategori