E kryer: Xabi Alonso s’e pret Liverpoolin, arrin marrëveshje me Chelsean

Është arritur marrëveshja që Xabi Alonso të bëhet trajneri i ri i Chelseat.
44-vjeçari ka vizituar Londrën në fillim të javës së kaluar dhe e ka pranuar mundësinë, teksa tashmë është finalizuar një kontratë katërvjeçare dhe njoftimi pritet të vijë shumë shpejt.
Alonso ka qenë objektivi kryesor i klubit gjatë gjithë kohës, ndërsa ish-trajneri i Real Madridit e kishte si dëshirë lëvizjen në “Stamford Bridge”.
“The Athletic” raportoi të hënën se Chelsea po shqyrtonte një marrëveshje për ta emëruar Alonson si pasardhës të përhershëm të Liam Rosenior, ndërsa trajneri në largim i Bournemouth, Andoni Iraola, po ashtu konsiderohej një kandidat i fortë.
Ish-mesfushori ka qenë pa ekip që nga shkarkimi nga Real Madridi në janar, vetëm shtatë muaj pasi kishte nënshkruar kontratë trevjeçare në verë.
🚨 EXCLUSIVE: Agreement complete for Xabi Alonso to become Chelsea manager. 44yo Spaniard visited London early last week & accepted opportunity; 4yr contract now finalised - announcement imminent. Primary target throughout + wanted #CFC move @TheAthleticFC https://t.co/4022hQsMXA
— David Ornstein (@David_Ornstein) May 16, 2026
Alonso iu bashkua klubit spanjoll pasi e udhëhoqi Bayer Leverkusenin drejt titullit të parë në Bundesliga në sezonin 2023/24, si pjesë e një kampanje të pamposhtur në garat vendore.
Reali i Madridit i fitoi 10 nga 11 ndeshjet e para të Alonsos në La Liga në krye të ekipit, përfshirë edhe Clasicon e 24 tetorit, por më pas mbeti katër pikë prapa Barcelonës kampione dhe humbi ndaj saj në finalen e Superkupës së Spanjës.
Emërimi i tij do të shënonte rikthim në Ligën Premier pas një periudhe pesëvjeçare te Liverpooli si futbollist, ku ai fitoi Ligën e Kampionëve në vitin 2007.
Chelsea u nda me Rosenior më 23 prill, pas më pak se katër muajsh në krye. Ish-trajneri i Strasbourgit ishte emëruar pas largimit të Enzo Marescës në janar, por u shkarkua pas një serie prej pesë humbjesh radhazi në Ligën Premier.
Calum McFarlane u vendos si trajner i përkohshëm deri në fund të sezonit dhe ai ka regjistruar një humbje ndaj Nottingham Forest, një barazim me Liverpoolin, si dhe e ka udhëhequr klubin drejt finales së FA Cup, ku u mposhten nga Man City./Telegrafi/
















































