E kryer, Alvaro Carreras po i bashkohet Real Madridit

Real Madrid ka arritur një marrëveshje verbale për transferimin e mbrojtësit të majtë spanjoll, Alvaro Carreras, nga Benfica.
Transferimi, i cili vlerësohet në 50 milionë euro, do të paguhet në këste, duke shmangur klauzolën e pagesës së plotë njëherëshe, raporton Fabrizio Romano.
Sipas raportimit nga gazetari italian, ky transferim është i kushtëzuar nga fakti nëse Manchester United do të aktivizojë apo jo klauzolën e riatdhesimit prej 20 milionë eurosh, e cila u përfshi gjatë transferimit të Carreras te Benfica në 2024.
Nëse United nuk vepron, lojtari 22-vjeçar pritet të udhëtojë drejt Madridit për të finalizuar kalimin e tij te gjigantët spanjollë.
Carreras, i cili debutoi me Manchester United në moshën 19-vjeçare, shihet si një investim i rëndësishëm për të ardhmen e Real Madridit, duke u bashkuar me brezin e ri të talentëve si Vinicius Jr.












































