LAJMI I FUNDIT:

E konfirmon Sindikata: Punëtorëve të KEK-ut nga marsi u rritet paga për 100 euro

E konfirmon Sindikata: Punëtorëve të KEK-ut nga marsi u rritet paga për 100 euro

Kryetari i Sindikatë së Re të KEK-ut, Rafet Osmani ka njoftuar se Bordi dhe menaxhmenti i KEK-ut kanë vendosur që punëtorëve të KEK-ut tu rritet paga mujore nga muaji mars në shumë prej 100 eurove.

“Të nderuar anëtarë SR KEK-ut dhe punëmarrës të KEK-ut, ju njoftojmë se morëm informatën më shkrim nga bordi i KEK-ut dhe menaxhmenti i KEK-ut se rritja e pagave për punëtorët e KEK-ut në mënyrë lineare nga 100€ do të ndodhë me pagën e Marsit që do të merret me 15 Prill 2018″, ka njoftuar Osmani në profilin e tij, në rrjetin Social Facebook.


Punëtorët e KEK-ut ditë më parë kishin protestuar në qendër të Prishtinës për ngritjen e pagave, pas premtimit që iu ishte bërë nga Ramush Haradinaj dhe Kadri Veseli gjatë fushatës elektorale. /Telegrafi/