E konfirmon Fabrizio Romano, Mathys Tel i bashkohet klubit të Ligës Premier

Ylli i Bayern Munich, Mathys Tel, ka marrë vendimin e tij për klubin tek i cili do të transferohet në orët e fundit të afatit kalimtar të janarit.
Emri i Tel u lakua shumë në media gjatë ditëve të fundit dhe Bayern Munich ishin të përgatitur për largimin e tij.
Ai fillimisht kishte refuzuar kalimn tek Tottenhami, të cilët ishin pajtuar për një marrëveshje me Bayernin.
Reprezentuesi i grupmoshave të Francës kishte tërhequr po ashtu interesim nga Arsenali, Manchester United, Chelsea dhe Aston Villa.
Megjithatë, Fabrizio Romano tashmë ka konfirmuar se Tel ka ndryshuar mendjen dhe pritet të nënshkruajë për Spurs.
Sipas gazetarit italian, transferimi i Tel tek Tottenhami është një huazim i thjeshtë dhe klubi anglez nuk ka të drejtë blerje të kartonit të tij.
Tel ka bërë 14 paraqitje për Bayernin këtë sezon, por ka dështuar që të shënojë ndonjë gol.
Ai ka kontratë me bavarezët deri në qershor të vitit 2029 dhe ka një vlerë kartoni prej 30 milionë eurosh nga Transfermarkt./Telegrafi/


















































