LAJMI I FUNDIT:

E kishte shoqe në shkollë, tani e përcjell çdo hap – polici përdor helikopterin për ta parë atë të zhveshur në oborrin e saj (Foto/Video)

E kishte shoqe në shkollë, tani e përcjell çdo hap – polici përdor helikopterin për ta parë atë të zhveshur në oborrin e saj (Foto/Video)

Një ish-modele thotë se është “e zemëruar”, pasi që një polic i çoroditur ka spiunuar mbi të duke përdorur helikopterin e punës së paku tri herë në javë për vite me radhë, pasi ajo merrte rreze dielli e zhveshur, bashkë me fëmijët e saj.

Siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për Tracy Dixon e cila kishte qenë në shkollë bashkë me Adrian Pogmore, 51 vjeç, i cili e filmoi atë në kopsht pasi e përcillte atë në South Yorkshire.


Pogmore përdori lente të fuqishme për t’u fokusuar në nënën e tre fëmijëve dhe vajzat e saj, 18, 15 dhe tetë, të cilat gjithashtu po bënin diell në kopshtin e tyre në bikini apo rroba banje.

Ajo tha se ishte “e zemëruar” për të qenë në shënjestër dhe përshkroi se si policia i tregoi pamjet e bëra nga Pogmore të trupit të saj të zhveshur duke përdorur një aparat fotografik që mund të përqendrohet në një target prej dy milje larg.

Zonja Dixon, e cila ishte fotografuar e zhveshur për The Sun në vitin 1979 ka rrëfyer: “Helikopteri fluturoi rreth dy ose tre herë në javë, nëse jo më shumë në verë. Policia tha se ata gjetën vetëm një DVD, por duhet të ketë më shumë”.

Ata shkuan në shkollë së bashku dhe ishin në klasa të ndryshme, por ajo ka frikë se ai e kishte vëzhguar atë për vite me radhë.

Ajo tha: “Unë shkova në shkollë me Pogmore, por nuk isha e sigurt se ishte i njëjti person. Doli në dritë se ishte. Unë nuk e di se sa kohë ai e ka bërë këtë gjë, që vërtetë është e mërzitshme”.

Makthi i saj filloi në tetor të vitit 2014 kur policia e njoftoi se kishin gjetur pamjet e marra nga Pogmore, në kopshtin e izoluar të shtëpisë së saj. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
Pasagjeri ngec në tualet gjatë një udhëtimi me aeroplan në Indi – tërë fluturimin mbeti i ngujuar – ekuipazhi i lanë një letër interesante

Pasagjeri ngec në tualet gjatë një udhëtimi me aeroplan në Indi – tërë fluturimin mbeti i ngujuar – ekuipazhi i lanë një letër interesante

Interesante
Reagimi i qenit pasi u braktis nga pronari i tij – pasi pamjet u bënë virale, dikush u kujdes që t'i gjente një 'shtëpi të re'

Reagimi i qenit pasi u braktis nga pronari i tij – pasi pamjet u bënë virale, dikush u kujdes që t'i gjente një 'shtëpi të re'

Interesante
Mahniten shkencëtarët - vullkani i Antarktidës nxjerr kristale ari

Mahniten shkencëtarët - vullkani i Antarktidës nxjerr kristale ari

Interesante
Kaloi natën duke pirë alkool në ahengun e organizuar në dhomën e hotelit, aviokompania japoneze ia ndalon fluturimin pilotit

Kaloi natën duke pirë alkool në ahengun e organizuar në dhomën e hotelit, aviokompania japoneze ia ndalon fluturimin pilotit

Interesante
Pikërisht atëherë kur mendoni se

Pikërisht atëherë kur mendoni se "dita juaj shkoi shumë keq" - shihni këto fotografi dhe ndoshta do të ndryshoni mendim

Fun
Njerëzit ndajnë foto të zakoneve më të bezdisshme të partnerëve të tyre

Njerëzit ndajnë foto të zakoneve më të bezdisshme të partnerëve të tyre

Fun
Kalo në kategori