LAJMI I FUNDIT:

E kishte quajtur tiran, Erdogan i Turqisë takon për herë të parë presidentin egjiptian Sisi

E kishte quajtur tiran, Erdogan i Turqisë takon për herë të parë presidentin egjiptian Sisi

Presidenti Recep Tayyip Erdogan, me ftesë të Emirit të Katarit, Sheikh Tamim bin Hamed Al Sani, ka udhëtuar për në kryeqytetin Doha për të marrë pjesë në ceremoninë e hapjes së Kampionatit Botëror Qatar 2022.

Duke marrë pjesë në pritjen që Al Sani u bëri drejtuesve në stadiumin Al Bayt, Erdogan u takua me disa nga drejtuesit botërorë.


Por çfarë ka rënë në sy është fakti se ai ka pasur një shtrëngim duarsh edhe me presidentin e Egjiptit, Abdelfattah Al-Sisi, përcjell Telegrafi.

Në përshkrimin e një fotografie që tregon shtrëngimin e duarve nga dy liderët, gazetari turk Ragip Soylu ka shkruar: “Erdogan takoi për herë të parë presidentin egjiptian Sisi. Emiri i Katarit duket se ka organizuar një përshëndetje të shkurtër në Doha”.

Ndryshe, Egjipti dhe Turqia janë tradicionalisht aleatë.

Por marrëdhëniet kanë qenë “të ngrira” që kur presidenti egjiptian Mohamed Morsi u rrëzua në një grusht shteti ushtarak të udhëhequr nga presidenti aktual Abdel Fattah el-Sisi në vitin 2013, kur të dy vendet tërhoqën ambasadorët e tyre.

Morsi ishte një aleat i ngushtë i presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan, i cili kritikoi publikisht shtypjen kundër mbështetësve të Vëllazërisë Myslimane të liderit të rrëzuar egjiptian.

Madje në një deklaratë në shkurt të vitit 2019, presidenti turk e kishte kritikuar ashpër homologun e tij egjiptian Abdel Fattah el-Sisi pas ekzekutimit të nëntë personave në Egjipt, duke thënë se ai refuzoi të fliste me “dikë si ai”.

“Tani, unë po u përgjigjem atyre që pyesin pse Tajip Erdogan nuk flet me Sisin, sepse ka ndërmjetës që vijnë ndonjëherë këtu, por unë kurrë nuk do të flas me dikë si ai”, kishte thënë Erdogan.

Veç kësaj, presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan në shtator të vitit 2019 kishte refuzuar të bashkohej me një tryezë ku ishte i ulur dhe duke drekuar presidenti i SHBA-së, Donald Trump.

Dhe arsyeja e një refuzimi të tillë, siç shkruante Daily Sabah, ishte fakti se në po të njëjtën tryezë gjendej edhe Abdelfettah el-Sissi.

“Sisi është një tiran, jo një demokrat”, kishte thënë në atë kohë Erdogan, shkruante Daily Sabah.

“Ne nuk do të lejojmë që vdekja e Morsit të harrohet ashtu siç nuk kemi lejuar që vdekja e të ndjerit Jamal Khashoggi të harrohet”, kishte shtuar presidenti turk duke shtuar se Turqia do të përdorë gjithashtu çdo burim të disponueshëm brenda kufijve të ligjit ndërkombëtar për të hedhur dritë mbi vdekjen e Morsit.

Morsi u zgjodh president në vitin 2012, por u rrëzua me një grusht shteti ushtarak një vit më vonë. Ushtria, e udhëhequr atëherë nga presidenti aktual Sissi, shtypi lëvizjen e Vëllazërisë Myslimane në një goditje të madhe, duke arrestuar Morsin dhe shumë të tjerë nga udhëheqësit e grupit, të cilët kanë qenë në burg duke iu nënshtruar gjykimeve të shumta që nga grushti i shtetit.

Sipas familjes së tij, Morsi kishte diabet dhe sëmundje të veshkave dhe nuk i ishte ofruar trajtimi i duhur mjekësor.

Amnesty International dhe grupe të tjera të të drejtave kishin bërë thirrje për një hetim të drejtë, transparent dhe gjithëpërfshirës për vdekjen e Morsit dhe kanë ngritur pikëpyetje rreth trajtimit të tij në burg.

E Qeveria e Egjiptit kishte hedhur poshtë akuzat se ai ishte trajtuar keq.

Gjithashtu, vënë në pah mediat, presidenti i Egjiptit, Abdel Fattah El-Sisi vizitoi Katarin të martën për herë të parë që nga një përçarje katërvjeçare midis Kajros dhe Dohas, njoftoi pallati mbretëror.

Dhe Agjencia e Lajmeve të Katarit e përshkroi vizitën si një “epokë të re në marrëdhëniet” midis dy vendeve arabe.

Udhëheqës politikë botërorë, politikanë, diplomatë dhe anëtarët e familjeve mbretërore kanë filluar të mbërrijnë në Katar përpara fillimit të Kupës së Botës të dielën.

Ndërkohë mediat turke raportojnë se president turk do të jetë spektator i ndeshjes së parë të Botërorit midis Katarit dhe Ekuadorit. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Rezultatet paraprake për parlament në Kroaci - Plenkoviq me aleatë kryeson para Milanoviqit

Rezultatet paraprake për parlament në Kroaci - Plenkoviq me aleatë kryeson para Milanoviqit

Kroacia
Shkaku i konfliktit Izrael-Iran, mediat botërore rikujtojnë parashikimet e Baba Vangës

Shkaku i konfliktit Izrael-Iran, mediat botërore rikujtojnë parashikimet e Baba Vangës

Botë
Frymëzim për filma horror - një i moshuar thirri policinë në mes të natës, kërkoi që ta nxirrnin nga morgu në Holandë

Frymëzim për filma horror - një i moshuar thirri policinë në mes të natës, kërkoi që ta nxirrnin nga morgu në Holandë

Evropa

"Pse? Sepse nuk kishte raketa më": Zelensky shpjegon pse Ukraina nuk mundi të ndalonte sulmin rus që shkatërroi një termocentral të madh

Botë
Braziliania dërgoi një burrë të vdekur në bankë për të marrë kredi - si u kap në momentin e fundit prej punonjësve

Braziliania dërgoi një burrë të vdekur në bankë për të marrë kredi - si u kap në momentin e fundit prej punonjësve

Amerika
Pas një fjalosje me prindërit, vendosi të jetojë në një gropë: Ka dy dhoma, ngrohje, Wi-Fi dhe shumëçka

Pas një fjalosje me prindërit, vendosi të jetojë në një gropë: Ka dy dhoma, ngrohje, Wi-Fi dhe shumëçka

Evropa
Kalo në kategori