LAJMI I FUNDIT:

E keqja e madhe e mashtrimit të imigrantëve nga Kosova, ende nuk ka ndodhur!

E keqja e madhe e mashtrimit të imigrantëve nga Kosova, ende nuk ka ndodhur!

Qeveria e Kosovës dhe skena politike në Kosovë po rri duarkryq ndaj një situate mjaft delikate.

Në anën tjetër, shtresa më e varfër dhe e dëshpëruar e shoqërisë, kanë marr rrugët drejtë Evropës. Ata janë të mashtruar nga organizatat kriminale të cilët shfrytëzojnë gjithçka për të arritur përfitime.


Hungaria, pas pranimit ligjërisht të marrëveshjes së Gjenevës mbi refugjatët, nuk e ka të drejtën e ndalimit të menjëhershëm të njerëzve në kufi dhe kthimin mbrapa nga kanë ardhur. Kjo do të binte ndesh me marrëveshjen në fjalë, andaj edhe nga mekanizmat e Komisionit Evropian shteti hungarez do të gjobitej në shuma të konsiderueshme për buxhetin e shtetit. Duke pasur parasysh që qytetarët e Kosovës nuk janë të interesuar të ndalen në Hungari, atëherë edhe shteti hungarez e ka neglizhuar situatën.

Këto pika ligjore janë keqpërdor nga organizatat kriminale edhe i kanë motivuar qytetarët e Kosovës që të lëvizin ilegalisht drejtë Gjermanisë, gjoja për të jetuar nën sistemin e ndihmave sociale në Gjermani. Pra, ky është mashtrimi i madh, mashtrimi kryesor që qytetarët e Kosovës verbërisht janë duke besuar. Por, shteti i Gjermanisë nuk e ka ndërmend t’ia japë azilin ekonomik asnjë qytetari nga Kosova. Këtu edhe është pika ku gjithçka do merr një kah të papritshëm për askënd!

Pas vendimit të Qeverisë së Gjermanisë që kërkesat e qytetarëve të Kosovës të trajtohen brenda disa ditëve, e ka shtyrë shtetin hungarez të merret me gjithë seriozitetin me këtë çështje. Sepse, qytetarët e Kosovës pas refuzimit të kërkesës për azil në Gjermani, Austri e vende tjera të Evropës Perëndimore, do të deportohen në Hungari, për shkak se Hungaria konsiderohet si vendi i parë i BE-së nga refugjatët kanë vazhduar më tutje.

Kjo valë e madhe e refugjatëve do të shkaktojë një kosto të paparashikuar në buxhetin e shtetit, e gjithashtu edhe një logjistikë e mundimshme, sepse shteti hungarez do të obligohet të mbyll qytetarët e Kosovës nëpër kampe pa të drejtë të lëvizjes së lirë, deri në përgatitjen e terrenit për kthim në Kosovë. Momentalisht, brenda Qeverisë së Hungarisë po diskutohet që me procedurë të shpejtë të votohet ligji që ia mundëson shtetit hungarez t’i arrestojë dhe t’i mbajë në kampe të mbyllura ata që hyjnë ilegalisht, derisa të kthehen mbrapa nga kanë ardhur.

"Nëse vendosmërisht reagojmë edhe me aktivitetin e plotë të policisë hungareze, atëherë edhe në Ballkan bëhet e qartë që nuk ia vlen të shkohet në Hungari, sepse do të arrestohen, do të kthehen mbrapa dhe për kohën që do të qëndrojnë në kampe e do të obligohen të punojnë në mënyrë që të fitojnë paratë e nevojshme për trajtimin e tyre. E, kështu do të binden që të mos vijnë”, ka deklaruar dje kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban.

Kjo situatë e pakuptueshme në Kosovë dhe i tërë ky mashtrim masiv para syve të të gjithë neve, na obligon të jemi të gjithë në aksion që t’i bindim njerëzit të mos marrin rrugë duke shpresuar në mrekulli në Gjermani apo diku tjetër, sepse ato mrekulli nuk ekzistojnë. Ata, duke kërkuar mrekullinë do t’i vrasin edhe ato pak shpresa, do kthehen mbrapa të sëmurë, ndoshta edhe me epidemi nëpër kampe, të rraskapitur dhe të thyer në çdo aspekt të jetës.

Njerëzit duhet ta kuptojnë që ndoshta për ata në Kosovë jeta është e keqe. Por, të jenë të bindur që ka edhe më keq, bile edhe shumë më keq. E keqja e madhe është ende para tyre: pikërisht, e keqja gjatë kthimit në atdhe në mënyra krejtësisht të padinjitetshme. Ndoshta dikush vetëm kështu mendon të mësojë se çka mundët keq të të bëjë jeta.

E çuditshmja është se kjo po ndodh pa nevojë.

Në trend

Më shumë
Vrasja e 18-vjeçarit në Podujevë - 19 vjet burgim së bashku për dy të pandehurit

Vrasja e 18-vjeçarit në Podujevë - 19 vjet burgim së bashku për dy të pandehurit

Drejtësi
Ky është skenari i seancës së sotme të OKB-së ku do të votohet rezoluta për Srebrenicën

Ky është skenari i seancës së sotme të OKB-së ku do të votohet rezoluta për Srebrenicën

Bosnja
Pak herë e ka përmendur në BBVA, por Egla Ceno dikur ka qenë pjesë e serialit të njohur italian,

Pak herë e ka përmendur në BBVA, por Egla Ceno dikur ka qenë pjesë e serialit të njohur italian, "100 Vitrinat"

Magazina

"Abelardi po më pyet mos po doni me këtë harç me shpërnda Kuvendin" - Konjufca shkakton të qeshura në seancë plenare

Lajme
Policia vihet në kërkim të Enver Sekiraqës, kërkon ndihmë edhe nga qytetarët për arrestimin e tij

Policia vihet në kërkim të Enver Sekiraqës, kërkon ndihmë edhe nga qytetarët për arrestimin e tij

Lajme
“Zbutet” Dodik, vjen me deklaratë ndryshe rreth propozimit të 'ndarjes paqësore' të Bosnje-Hercegovinës

“Zbutet” Dodik, vjen me deklaratë ndryshe rreth propozimit të 'ndarjes paqësore' të Bosnje-Hercegovinës

Bosnja
Kalo në kategori