A e keni menduar ndonjëherë se çfarë do kishit blerë me 120 euro?
Tap n’Sport, quizi më “sportiv” në vend, sonte prej orës 20:00, përveçse ju garanton një 40 minutësh argëtues, gjithashtu ju mundëson fitimin e disa shpërblimeve që gjithkush i kish dëshiruar.
Regjistrimi për të luajtur në quiz ka nisur dhe ju mund të regjistroheni menjëherë këtu.
Kush mund të thotë se nuk i ishin nevojitur 120 euro për t’i shpenzuar sipas dëshirës në GjirafaMall, ku mund të bleni online pothuajse gjithçka që mund të imagjinoni?
Ky është edhe shpërblimi për vendin e parë sot në Tap n’Sport, ku 15 pyetjet si gjithnjë janë rreth futbollit, basketbollit, tenisit, boksit e shumë e shumë sporteve të tjera të njohura e të ndjekura.
Pas përfundimit të lojës online, 3 lojtarët me më shumë pikë do fitojnë përkatësisht këto super-produkte:
Vendi i Parë sonte fiton 120 euro kupon në gjirafaMall,
Vendi i dytë fiton Orë të mençur IMMAX
dhe Vendi i Tretë fiton një Kontroller iPega Bluetooth
Jo keq, apo jo? Nëse mendon se ke njohuri për sportet e ndryshme, ekipet më në zë dhe sportistët më të famshëm, çka të mbetet është të dish rregullat e lojës dhe të provosh veten!
Ky është një quiz interaktiv online nga gjirafaVideo i cili përmban 15 pyetje të ndara në 3 raunde. Raundi i parë, prej pyetjes së parë deri në atë të pestën, quhet Raundi 50/50, pasi gjatë këtij raundi për çdo pyetje ka vetëm dy alternativa: “E vërtetë” ose “E gabuar”. Rrjedhimisht, shansi që ju të jeni të saktë edhe nëse nuk e dini përgjigjen është… 50 me 50! Për çdo përgjigje të saktë (por edhe të shpejtë) në këtë raund mund të fitohen deri në 500 pikë.
Raundi i dytë quhet Raundi Klasik dhe për nga vetë emri tregon se kemi të bëjmë me rregullat “tradicionale” të TapQuiz. Secila pyetje i ka katër alternativa, ku vetëm një është e saktë. Lojtari ka më shumë kohë të zgjedhë alternativën e saktë dhe mund të fitojë deri në 1000 pikë për secilën përgjigje të saktë.
Raundi Bonus është edhe raundi i tretë dhe i fundit i lojës, i cili nis në pyetjen e 11-të deri në atë të 15-tën. Ky raund ju jep mundësinë të ndryshoni krejtësisht pozitën tuaj në lojë, pasi për çdo përgjigje të saktë ju mund t’i fitoni deri në 1500 pikë! Saktësia në këtë raund është thelbësore, pasi me kaq shumë pikë të fituara ju mund të ngjiteni menjëherë në vendet e para e të shpalleni fitues. Edhe në këto 5 pyetje të fundit, do i keni nga 4 alternativa për çdo pyetje.
Kjo është loja e mrekullueshme për dashamirësit e sportit, të cilën mund ta luani nga kudo që jeni, prej telefonit tuaj, laptopit, kompjuterit apo tablet. Çka ju nevojitet është natyrisht qasja në internet dhe të jeni të regjistruar si lojtar!
Këto janë hapat e regjistrimit:
Hyr në gjirafavideo.com dhe Kyçu në llogarinë tënde në Gjirafa. Nëse nuk ke llogari, e krijon një shumë shpejtë me të dhënat tuaja bazike
Shkoni në seksionin LIVE TV dhe klikoni mbi videon e parë live – Tap n’Sport 19.08.2020 by gjirafaVideo.
Klikoni në “Hyr në quiz”, që gjendet poshtë videos (nëse je nga telefoni) ose djathtas videos nëse je nga laptopi
Krejt çka mbetet është të klikoni këtu për t’u regjistruar dhe njëkohësisht, t’ju urojmë shumë fat!







































